Vasili: Amerika foli, Rama ktheu vendin në lavatriçe gjigande të pastrimit të parave të krimit

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili rikthen në vëmendje raportin e DASH, ku shkruan se kryeministri ka vdekur politikisht. Në një postim në Facebook, ai thotë se Amerika foli. “Amerika foli: Kryeministri ktheu vendin ne lavatriçe gjigande te pastrimit te parave te krimit.
Departamenti Amerikan i Shtetit foli qarte. Shqipëria është kthyer ne një lavatriçe gjigande te pastrimit te parave te droges,trafikut te qenieve njerezore,krimit te organizuar. Kryeministri i zene per fyti nga krimi i organizuar e damkosi Shqiperine si vendi ku krimi ka kapur pushtetin politik te qeverise dhe ekonomine e vendit.
Ky kryeminister, qe ekonomine kombetare e shkaterron ne emer te pastrimit te parave te zeza te krimit KA VDEKUR POLITIKISHT. DASH thote: “Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”. sipas Departamentit të Shtetit, institucionet shqiptare janë inefektive në luftën kundër pastrimit të parave. Si rezultat paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht. Koha e ketij kryeministri ka mbaruar. Ky eshte thjesht nje Genjeshtar Global qe eshte i sinqerte vetem me kriminelet”, shkruan Vasili në Facebook.

Artikulli paraprakIkona e artistëve Robert Ndrenika: “Më merr frika se mos më presin pensionin”
Artikulli tjetër9 bandat që ka goditur Rama