8 fëmijë të prekur me Covid-19, asnjë prej tyre nuk është i shtruar në spital

Në daljen për mediat, ku njoftoi përditësimin lidhur me ecurinë e përhapjes së Covid-19, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli foli edhe për gjendjen e fëmijëve të infektuar.

“Fëmijët e prekur me koronavirus janë nga qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Has dhe Krujë, mosha mesatare e tyre është rreth 8 vjeç. Ata e kanë marrë virusin pasi kanë qenë fëmijë në familjet ku ka qenë personi me koronavirus, por fatmirësisht janë që të gjithë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe asnjëri prek tyre nuk është i shtruar në spital”, u shpreh ajo.

Ka persona të burgjeve dhe të burgosur me Covid-19?

Deri tani nuk kemi të dhëna që të ketë personel të të burgosurve me Covid-19.

Pse po kryhet transferimi nga Infektivit te’ Shefqet Ndroqi’?

Pacientët që janë të prekur, janë pacientë që ndër të tjera kanë edhe infeksione të rënda respiratore dhe për një kudjes më të mirë, është menduar të trajtohen atje.

Sa respiratorë janë në Sanatorium?

Në spitalin e sëmundjeve të mushkërive aktualisht janë 9 respiratorë dhe do të vazhdojnë të shkojnë edhe të tjerë. Janë gjithsej 4 pacientë.

Artikulli paraprakShkon në 71 numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Itali
Artikulli tjetërStudimi sekret gjerman 8 vite më parë: Një pandemi do të vijë nga Azia