79 viktima dhe 283 raste të reja me Covid-19 në Itali

Në 24 orët e fundit në Itali, janë konfirmuar 79 viktima nga koronavirusi, duke e rritur totalin e viktimave në 34,043.

Gjithashtu janë shënuar dhe 283 raste pozitive duke e çuar numrin e tyre deri më sot më 235,561.

Por edhe numri i personave që shërohen nga Covid 19 rritet dita ditës dhe akualisht janë 168,646 të shëruar, ku 2,062 janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Gjatë ditë së sotme ministri italian i Shëndetësië Roberto Speranza ka zhvilluar një videokonferencë me homologët e tij të vendeve G7 ku kanë komunikuar se “Covid 19” nuk është mundur ende.

Edhe pse situata është përmirësuar dukshëm në Europë, të dhënat e përditësuara janë preokupuese në disa vende të ndryshme të botës.

Ministri italian i Shëndetësisë ka kërkuar një bashkëpunimi këmbëngulës ndërkombëtar në fushën e kërkimit shkencor e arritjes së vaksinës anti-covid si dhe vazhdimësinë e reformimit të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Artikulli paraprakBasha: Edi Rama i braktisi shqiptarët, ne do t’i rikthejmë qytetarëve një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme
Artikulli tjetër“Pak orë me vajza të bukura brenda çmimit të drògës”, detaje nga dosja ku përfshihet miku i Shullazit