Basha: Edi Rama i braktisi shqiptarët, ne do t’i rikthejmë qytetarëve një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte soy në Njësinë Administrative nr.11 në Tiranë ku zhvilloi takime me bizneset e zonës.

Sipas kreut të opozitës, kryeministri i braktisi shqiptarët gjatë dhe pas pandemisë duke mos dhënë asnjë ndihmë, duke varfëruar më shumë qytetarët dhe duke falimentuar bizneset.

Postimi i kryetarit Basha

Në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë u takova me qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të shqetësuar për krizën e thellë ekonomike që ka prekur familjet shqiptare.

Edi Rama i braktisi shqiptarët si gjatë dhe pas pandemisë duke mos ofruar asnjë ndihmë konkrete, duke i varfëruar dhe më shumë qytetarët e duke çuar drejt falimentit biznesin e vogël.

Kriza e thellë ekonomike ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek shqiptarët dhe një qeverisje normale. Ne do t’i rikthejmë qytetarëve një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për të rritur mirëqënien dhe për të ulur papunësinë.

3 19

bas 1

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Shqipëria nën kthetrat e krimit
Artikulli tjetër79 viktima dhe 283 raste të reja me Covid-19 në Itali