Skandal, një 5-vjeçare në qelitë e policisë

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar sot këtë foto denoncuese, që e ka cilësuar si skandali i radhës i qeverisë.

Në të nuk janë tjetër, përveçse gratë dhe fëmijët nga Bregu i Lumit, që u zgjuan nën terrorin e Policisë dy ditë më parë dhe u nxorrën me forcë nga shtëpitë, për t’ua shembur.

Postimi i plotë

Skandali radhes
Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5 vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotëshellës përpara dy ditësh, i nxorrën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta.

Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që i nxin faqen Shqipërisë përditë!

Artikulli paraprakFaktet e reja rreth grabitjes së 10 milionë eurove, lidhjet me aviacionin civil
Artikulli tjetërDe Ligt: Ronaldo është si grabitqar…