5 shenjat e heshtura të ulcerës që s’duhet t’i neglizhoni

Ulcerat e stomakut, njohur ndryshe si ulcera gastrike janë plagë të dhimbshme. Ato shfaqen kur dëmtohet apo hollohet shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet e tretjes me natyrë acidike

Kur këto acide tretëse arrijnë indet e stomakut, shkaktojnë plagë, gërryerje të cipës së stomakut dhe shumë dhimbje. Ulcera e stomakut mund të kurohet lehtë. Megjithatë, mund të përkeqësohet shumë shpejtë dhe në mënyrë shumë të rëndë pa trajtimin e duhur mjekësor.

Shenjat e ulcerës së stomakut:
1.Të vjella ose jashtëqitje me gjak
Nga plagët e ulcerës mund të rrjedhë gjak dhe kjo mund të shkaktojë të vjella në ngjyrë kafe të errët me gjak. Mund të jenë jashtëqitje jo normale me ngjyrë të zezë. Ky  mund të jetë tregues i gjakut të tretur.
2. Ndjesia e një barku të rënduar
Nëse keni ndjesinë e barkut që ju rëndon, sikur të keni pirë një sasi të madhe uji shumë shpejt, duhet të bëni një vizitë. Kjo shenjë është gjithashtu treguese se mukoza dhe funksionet e stomakut nuk janë optimale.
3. Urth
Keni një ndjesi djegëse në kraharor apo ndjeni që lëngjet e stomakut t’ju kthehen në ezofag. Kjo mund të jetë shenjë e këtij problemi shëndetësor. Simptoma të tjera, të tilla si gromësimat, fryrja ose ndjenja e përhershme e ngopjes. Edhe këto mund të jenë shenjë e ulcerës së stomakut.
4. Ndjesia për të vjellë
Për shkak të çekuilibrit të lëngjeve të tretjes, me siguri do të keni ndjesinë e të vjellit. Kjo madje me stomakun bosh, që në mëngjes!
5. Dhimbje stomaku
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, dhimbja e stomakut, është simptoma më e zakonshme e ulcerës së stomakut, e cila është zakonisht një ndjesi dhimbjeje, e shurdhër dhe djegie në zonën e mesit të barkut.

Dhimbja zakonisht është më e fortë midis vakteve dhe gjatë natës, kur acidi është sekretuar në stomak dhe nuk ka ushqim për të vepruar si një ‘përthithës’.

Artikulli paraprakRama mbyll sytë para provave të Kajmakut duke e mbrojtur me kodin mafioz të heshtjes, pushteti i kriminal i Rilindjes duhet larguar
Artikulli tjetërSinjalet që na jep trupi kur kemi probleme shëndetësore