5 milionë euro drogë nga Shqipëria kapen ne Brindizi

Trafiku i drogës nga Shqipëri drejt Italisë vazhdon edhe në këto ditë pandemie. Një 31-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane në qytetin e Brindizit.

Atij i janë sekuestruar 546 kg marijuanë dhe 17 kg hashash të cilat sipas mediave italiane i kishte transportuar nga Shqipëria me një skaf 6 metra të gjatë.

Operacioni është ekzekutuar nga reparti ajro detar i Guardia di Finanza e Barit dhe nga reparti operativ detar i Rojes bregdetare të Brindizit.

Droga ishte fshehur nën dyshemenë e skafit e paketuar në pako me pesha të ndryshme.
Vlera e drogës përllogaritej në 5 milonë euro.

Artikulli paraprakReagimi i fortë i Berishës: Molotovi në Xhami si armët në Kishë të etërve barbarë!
Artikulli tjetërShembja e Teatrit/ Artistja e përlotur: Arroganca e këtyre njerëzve dërrmon çdo lloj emocioni