5 kg heronë nga Shqipëria në Itali, arrestohet çifiti shqiptar

Një çift shqiptar u arrestua në Bari me 5 kg heroinë. Sipas “Guarda di Finanza”-s, droga u gjet në një automjet që erdhi me traget nga Shqipëria. Heroina ishte fshehur në brendësi të gomave të makinës, ku udhëtonin një burrë dhe një grua, identiteti i të cilëve nuk dihet. Droga u gjet pas kontrollit në vijën e dytë, ndërsa çifti u arrestua në flagrancë. Në tregun italian, sasia e heroinës do të sillte përfitime të majme, ndërsa policia italiane po heton për persona të tjerë të përfshirë në trafik.

Artikulli paraprakHidhet në erë me tritol një makinë luksoz në Bulqizë
Artikulli tjetërKapet 4 milionë euro drogë në Itali