5 arsye pse duhet të hani më shpesh ananas

Shija e mirë e ananasit e bën këtë pemë të popullarizuar në të gjithë botën, por ka edhe arsye tjera se përse duhet ta konsumoni më shpesh.

Ananasit janë shumë të shëndetshme dhe ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.
Më poshtë i keni disa prej arsyeve se përse duhet të filloni të hani sa më shpesh ananas.

Është antipezmatues
Ananasit përmbajnë një enzimë të quajtur bromelain, e cila me plot efikasitet e redukton inflamacionin.

E rregullon shtypjen e gjakut
Ananasit përmbajnë sasi të larta të kaliumit, i cili vepron si zgjerues i venave dhe e redukton stresin dhe tensionin në enë të gjakut, e parandalon mpiksjen e gjakut dhe e stimulon qarkullimin e gjakut.

Ananasit e forcojnë sistemin e imunitetit
Një sasi e vogël e ananasit ju furnizon me 130% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila e stimulon aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut për ta forcuar sistemin e imunitetit dhe për t’ju mbrojtur nga sëmundjet.

I forcojnë eshtrat
Për shkak të përmbajtjes së lartë të magnezit, anasit janë tejet të mirë për forcimin e eshtrave.

E redukton dhimbjen e artritit
Prapë për shkak të përmbajtjes së bromelainit, ananasit njihen për lehtësim të dhimbjes së muskujve dhe për zvogëlim të inflamacionit në nyej, duke përfshirë inflamacionin e shkaktuar nga artriti.

Artikulli paraprakVokshi i përgjigjet Spiropalit: Flet për ligj pa tra e akuzuara për 5 milion euro korrupsion. Nën drejtimin e Ramës PS është…
Artikulli tjetërQeveritë të spiunuara përmes Whatsapp-it