43 kg drogë dhe armë në Greqi, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është arrestuar nga policia e Janinës për transport dhe trafik droge, dhe 43 kg drogë janë sekuestruar. 30-vjeçarit iu bë shenjë nga një patrullë policie që të ndalonte për kontroll, por ai u largua me shpejtësi. Policia u vu në ndjekje të shqiptarit dhe arriti ta ndalonte në një rrugë sekondare pranë fshatit Mazaraki, 35 km larg pikës kufitare të Kakavijës.
Në sedilen e pasme të automjetit, u gjetën dy çanta me 40 paketime, që përmbanin 43 kg kanabis.
30-vjeçari kishte me vete edhe një pistoletë të tipit “Tokarev” dhe një thikë, që iu sekuestruan, ashtu si dhe droga e automjeti. Në banesën e tij, në Igumenicë, policia sekuestroi dhe një shumë monetare prej 1.100 eurosh, që e konsideron si produkt të trafikut të drogës, si dhe 5 pilula narkotike. 30-vjeçari do të dalë para prokurorit të Janinës, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbuluar destinacionin e drogës.

Artikulli paraprakVrasja në Belgjikë, Mark Frroku rrezikon dënimin me 25 vjet burg
Artikulli tjetërKapen në Itali 6 kg kokainë e 258 kg kanabis, në pranga tre shqiptarë