3.5 ton drogë nga Shqipëria brenda 24 orësh në Itali

Një sasi rekord droge prej 3.5 ton është sekuestruar nga policia italiane në dy operacione të ndryshme brenda 24 orësh. Në të dyja rastet, droga që në total kap një vlerë prej 20 milionë eurosh, vinte nga Shqipëria për në brigjet italiane. Policia italiane sekuestroi fillimisht në Abruzo një sasi rekord marijuane prej dy tonësh me një vlerë prej 10 milionë eurosh që sipas hetuesve italianë vinte nga Shqipëria. Hetimet kishin nisur para disa ditësh, kur 50-vjeçari italian nga Brindizi me inicialet G.C u ndalua për një kontroll rrugor rutinë.
Ditët në vijim, karabinierët kanë vazhduar të monitorojnë lëvizjet e tij, duke vënë re se ai bënte udhëtime të shpeshta nga Rozeto deli Abruzi në Fosacesia. Pikërisht duke ndjekur këto lëvizje karabinierët italianë zbuluan në një depozitë në fshat një sasi droge. Dy ton marijuanë që u zbuluan dhe më pas sekuestruan ishin ndarë në pako prej 20 kilogramësh secili dhe ishin fshehur në një furgon. Në të njëjtin operacion, agjentët e policisë sekuestruan dhe një gomone me një gjatësi prej 10 metrash të pajisur me dy motorë jashtë bordit.
Gomonia sipas asaj, që u zbulua më pas ishte përdorur për të transportuar drogën dhe më pas ishte braktisur në plazh. Ndërkohë që një skaf me 1.5 ton marijuanë i nisur nga brigjet shqiptare drejt Italisë, është kapur në Locride. Pas një ndjekje të gjatë nga policia janë vënë në pranga 7 persona, mes tyre 3 skafistë shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se, skafi ishte i mbushur plot me drogë, dhe lundronte me shumë shpejtësi.
Sapo kanë pikasur mjetin dhe kanë marrë informacione, policia ka nisur aksionin në detin Jon për të ndaluar skafin që udhëtonte me shpejtësi të madhe. Në këtë aksion janë përfshirë mjetet nga 4 shtete, Itali, Greqi, Spanja dhe Portugalia. Mediat italiane, raportojnë se droga kishte destinacion tregun italian. Pavarësisht aksionit në det të hapur, trafikantët arritën të shkarkonin kanabisin në bregun e Kalabrisë, por u kapën teksa po ngarkonin drogën në një furgon. Sakaq, policia italiane ka arrestuar 3 skafistët shqiptarë dhe 4 persona të tjerë.

1.5 ton drogë nga Shqipëria kapen në Kalabri

Një skaf me 1.5 ton marijuanë i nisur nga brigjet shqiptare drejt Italisë, është kapur dje në Locride, Kalabri. Mediat italiane shkruajnë se, në këtë aksion janë përfshirë mjetet nga 4 shtete, Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia, pjesë e Frontex. Pas një ndjekje të gjatë nga forcat policore janë vënë në pranga 7 persona, mes tyre 3 skafistë shqiptarë.
Mediat italiane raportojnë se skafi ishte i mbushur plot me drogë, dhe lundronte me shumë shpejtësi. Sapo kanë pikasur mjetin dhe kanë marrë informacione, policia ka nisur aksionin në detin Jon për të ndaluar skafin që udhëtonte me shpejtësi të madhe. Ndërkohë që grupi i Guardia Di Finanza në Locri arriti të gjente vendin se ku do të zbarkonte droga dhe bënë të mundur sekuestrimin e saj, në det kishte nisur ndjekja si nga uji ashtu edhe nga ajri për trafikantët.
Mediat italiane, raportojnë se droga kishte destinacion tregun italian. Pavarësisht aksionit në det të hapur, trafikantët arritën të shkarkonin kanabisin në bregun e Kalabrisë, por u kapën teksa po ngarkonin drogën në një furgon. Sakaq, policia italiane ka arrestuar 3 skafistët shqiptarë dhe 4 persona të tjerë.

Artikulli paraprakDigjet banesa në Dibër, zhduket vajza e mitur
Artikulli tjetër“Lumë” droge në Korçë me mbështetje qeveritare