“Lumë” droge në Korçë me mbështetje qeveritare

Kultivimi  dhe trafikimi i drogës në Korçë bëhet me mbështetjen e qeveritarëve, sidmos të Niko Peleshit dhe kreut të Bashkisë. Droga, pasi përpunohet nga trafikantët në magazinat e shtetit, trafikohet jashtë shtetit me ndihmën e qeveritarëve. Një qytetar nga Korça i ka dërguar një mesazh ish-Kryeministrit Berisha dhe disa foto me mbetjet e kanabisit, të cilat janë hedhur nga trafikantët në përrenjtë fare pranë qytetit.
“Ja dhe lumenjtë me drogë në Kanabistan! Qytetari dixhital denoncon me foto: – “Lumin e drogës” në Korçë dhe  – Mbështetjen qeveritare nga Peleshi për trafikantët!”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar edhe fotot e dërguara nga qytetari.
“Përshëndetje zoti Berisha. Këto janë mbetjet e kanabisit hedhur pas përpunimit në fabrikë, në përroin fare pranë qytetit të Korçës. Gjithë trafikantët lëvizin fare hapur, duke kultivuar hashashin dhe duke fituar me ndihmën e Kryetarit të Bashkisë dhe Peleshit të gjithë tenderat në komplet Qarkun e Korçës me në krye mbështetjen e tyre të fortë në këtë Qark”, shkruan qytetari nga Korça.
Para tre ditësh u zbuluan nga Prokuroria 11.6 ton në një magazinë në Përmet. Droga ruhej me policë të armatosur dhe ishte në pronësi të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe mikut të tij, Krenar Cenollari. Magazina ishte objekt shtetëror dhe prej 3 muajsh, në kohën kur Tahiri ishte ministër i Brendshëm, ajo shërbente si pikë grumbullimi lëndësh narkotike. Magazina ruhej me policë të armatosur dhe nuk lejohej askush që të afrohej. Policia ka ndërhyrë pas kërkesës së Prokurorisë për sasinë e madhe të drogës në magazinë, por operacioni policor është dekonspiruar, pasi nuk u gjet asnjë nga trafikantët dhe punëtorët në magazinë.

Artikulli paraprak3.5 ton drogë nga Shqipëria brenda 24 orësh në Itali
Artikulli tjetërProkuroria: Policia dekonspiroi operacionin e 11.6 tonelatat e drogës në Përmet