Basha: Garantojmë votën e lirë jo siç e dikton ‘Trekëndëshi tranzicionit’. Ky është vizioni ynë

“E pra, që ndryshimi të jetë i vërtetë ne na duhet sërish sie vetmja shpresë e shqiptarëve të kthehemi në zërin e tyre dhe për këtë nuk mjafton Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. E me këtë rast dua t’i uroj punë të mbarë kryetarit të ri të grupit, zotit Enkelejd Alibeaj, duhet shumë më shumë. Ndryshimi vjen me votë dhe që të vijë me votë duhet të garantojmë që vota e shqiptarëve në radhë të parë të numërohet ashtu siç hidhet, të hidhet ashtu siç e duan shqiptarët jo siç ia dikton regjimi i Edi Ramës përmes blerjes së mjerimit në ditën e votimit, apo nëpërmjet infrastrukturave të krimit apo përmes bashkëpunimit të hapur apo të fshehtë të “Trekëndëshit të Tranzicionit”. E që vota të sjellë ndryshimin duhet që së pari ta sanksionojmë, ta ri sanksionojmë votën edhe njëherë, zërin e qytetarëve si të vetmin instrument ndryshimi. Kjo do të thotë ndryshime kushtetuese, ndryshime ligjore, reformë zgjedhore, reformë territoriale, President të zgjedhur nga populli, parlament që ka brenda jo kukulla të ardhshme të kryeministrit të ardhshëm, por përfaqësuesit e qytetarëve shqiptarë që në emër të qytetarëve shqiptarë e mbajnë përgjegjëse qeverinë për çdo vendim që merr. Vetëm kështu do të garantohemi që vendimet e qeverisë të jenë vendime të cilat iu shërbejnë shqiptarëve dhe jo oligarkëve, që nga TVSH-ja e taksa e karburantit, te subvencionet për fermerët dhe për eksportin shqiptar, që nga buxheti për arsimin dhe shëndetësinë, që nga mënyra se si strukturoren e ristrukturohen forcat e rendit apo financohet drejtësia për të ndëshkuar dhe jo për të mbrojtur politikanët e korruptuar e krimin e organizuar. Qeveria e shqiptarëve duhet të burojë nga vota e shqiptarëve dhe parlamenti i shqiptarëve duhet ta mbajë çdo ditë e çdo orë qeverinë përgjegjëse. Kështu funksionon Europa, kështu do të funksionojë edhe Shqipëria. Ky është vizioni ynë.”

Artikulli paraprak‘’Në djall e shkuara’’ Basha thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni para trekëndëshit të kalorësve të tranzicionit që ia kanë marrë gjithçka këtij vendi
Artikulli tjetërKreu PD, Basha nxjerr videon: Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan ndryshimin