Flutura Açka: Partia nuk përdoret vetëm për privilegje dhe për t’u krekosur, PD duhet të ndahet sot nga kjo mënyrë e të bërit politikë

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvendin Kombëtar të PD deputetja Flutura Açka theksoi se vetëm për faktin që ka menduar se partia duhet të ketë qasje euro-atlantike ka marrë një rrebesh fyerjesh, deri edhe kërcënimesh. Partia nuk përdoret vetëm për privilegje dhe për t’u krekosur, PD duhet të ndahet sot nga kjo mënyrë e të bërit politikë”, tha Açka.

Fjala e plotë

Higjienizimi i shoqërisë shqiptare duhet të fillojë nga Partia Demokratike. Dhe ky është një akt historik dhe një detyrim ndaj mohës sonë. Krijimi i Aleancës Qytetare për Demokraci, do të na e bëjë të mundur hapjen kah shoqëria shqiptare, aq e nevojshme për ne.
Një shkrimtare dhe mendimtare e madhe thotë se “nëse e sheh me lupë errësirën, aq më shumë errësi do ndeshësh”. Ju ftoj të shohim me lupë dritën dhe ta shumfishojmë atë për të arshmen tonë.
Dhe në fund dy fjalë të sinqert edhe për ju, z. Basha.
Më vjen mirë qē ka ardhur një kohë reflektimi dhe në retorikën tuaj, madje pranimin e gabimeve që mund t’u kenë kushtuar pushtetin demokratëve. Komisioni i Ndryshime Statutore që shpallim sot, duhet të dalë shpejt me projekt in e tij për përmirësimin e gjithçkaje për të cilin jemi gjykuar dhe që ka nervozuar demokratët.
Ta bëjmë Partinë Demokratike vërtet demokratike dhe të krijojmë mundësinë të qarkullojnë elitat, të japim me dije të rinjve që aspirojnë politikën se ne jemi streha e tyre, t’i ftojmë, t’i promovojmë, t’i mbështesim dhe të duatrokasim çdo arritje të tyre. Të amnistojmë çdo keqkuptim të sotëm me një pjesë të rinisë sonë që e kemi jashtë kësaj salle, në nuk kemi luksin t’i humbim të rinjtë që janë zemra dhe nervi i Partisë Demokratike.
Unë e kuptoj hendekun që na është krijuar me bazën muajt e fundit dhe kjo është e kuptueshme, madje edhe ju keni bërë shpjegimet tuaja për këtë. Por nga nesër e tutje, z. Basha, ju duhet të ktheheni më shpesh dhe më bindshëm të demokratët. Ata janë duke ju pritur, edhe nëse janë duke ju pritur për t’jua thënë në sy dëshpërimin e tyre, duhet ta pranoni dhe të mbani shënime për shqetësimet e tyre.
Dhe kjo gjë, pra afrimi dhe më shumë të baza jonë, nuk është as qasje liberale e as qasje konservatore, ajo është thjesht qasje njerëzore.
Jo vetëm kaq, por si një rishtare në politikë, si njeri që ka qenë thelbësisht kritike ndaj politikës shqiptare për tridhjetë vite, do t’ju kërkoja të ndryshonit, të gjenit një faktor X në këtë botë të madhe që
ka në substancë ndryshimin, të ndërroni mbase lëkurë, po e them në kuptimin figurativ. Në politikën shqiptare është krijuar klisheja se një politikan hyn i mirë dhe del
i keq nga politika.
Jepni ju i pari shembullin se në politikën shqiptare mund të hysh edhe për t’u përmirësuar.
Fillojeni nga vetja, nga akti i ndarjes nga pjesa e errët që politika shqiptare jua ka veshur si tunikë.
Jua kërkoj publikisht: Hiqeni atë tunikë ju i pari, z. Basha!
Faleminderit!

Artikulli paraprakNënkryetarja e PD, Tabaku: Sot është dita për të reflektuar mbi veten dhe guxuar për të ndryshuar
Artikulli tjetërDiktatura e inceneratorëve/Basha: Inceneratorët afera e shekullit, kur do veproj drejtësia mbi kokën e vërtetë, jo bishtin e arrestuar si kokë?