21 kg drogë në qese vakumi nga Shqipëria në Brindisi

Policia e Brindisit ka sekuestruar këtë mëngjes 21 kg drogë të llojit marijuanë të paketuar në qese plastike vakumi. Operacioni u krye në afërsi të digës së Punta Risos dhe kishte synimin e kapjes së shpërndarësve të drogës, të cilët e lëshuan atë në det dhe u zhdukën.
Për herë të parë në Brindisi gjendet marijuanë e paketuar në këtë mënyrë. Qeset do i dorëzohen personelit shkencor policesk për inspektime të mëtejshme. Policia e Brindisit ka deklaruar se do përpiqet të ndjekë gjurmët e atyre që janë përgjegjës për këtë vepër penale.
Dyshohet se ngarkesa e drogës ka ardhur nga Shqipëria, duke marrë parasysh dhe arrestimet e mëparshme të shpërndarësve shqiptarë të drogës në brigjet italiane.

Artikulli paraprakDy të vdekur dhe dy të plagosur në katër aksidente
Artikulli tjetërKushëriri i ish-drejtorit kapoja i parcelave me kanabis në Ersekë