Biden në punë, midis kompleksitetesh dhe mosdakordësishë

Po ta shohësh presidentin Joe Biden sot, të vijnë në mendje mbledhjet e vuajtura e Barack Obama lidhur me Affordable Care Act (ACA) si president në mandatin e parë me liderin e Partisë Republikane, por edhe me demokratët më konservatorë. Mbledhje të trazuara dhe cfilitëse, shpesh raste shantazhi nga ana e ana e anëtarëve të vetë partisë së tij, të përshkruara në faqet e autobiografisë së ish presidentit e botuar më 2020. Ka mundësi që Biden të jetë në një pozicion të ngjashëm me atë të Obamës në kohë, në një lloj ngërçi, aq sa The Economist, duke u marrë më temën e ka titulluar “Look at Joe not go”. Ky ngërç ka të bëjë me axhendën legjislative të presidentit dhe me premtimet e bëra në fushatë elektorale, fuqimisht në shkëputje me paraardhësin e tij Donald Trump. Në majën e listës është plani prej 3500 miliard dollarësh të destinuara kryesisht për rinovimin e infrastrukturave, më pas për klimën dhe reduktimin e emisioneve të gazit karbonik, zgjerimin e Medicare, e American family plan, domethënë forcimin e masave të welfare për foshnjet dhe lejet e lindjes (child care dhe paid leave), dhe arësimin e shëndetësinë që do të financohen nga një lloj patrimonialeje thuajse revolucionare. Por paketa e masave, kështu siç është, nuk ka shumë shanse që të miratohet, aq sa është bërë bojekt negociimi me opozitën republikane në Senat.

Problemi i parë, siç ndodh shpesh, ka të bëjë me mekanizmin legjislativ amerikan: “filibustering”, një obstruksionizëm që sidomos në Senat pengon të kalohen ligje jo të pëlqyera nga opozita. Faktikisht rregulli detyron një mazhorancë prej 60 senatorësh nga 100. Por demokratët janë vetëm 50 (në të vërtetë dy prej tyre janë të pavarur, por votojnë demokrat) dhe nuk është as e sigurtë se të gjithë janë në favor të planeve të Biden. Edhe sikur të ishin, do të shërbenin pikërisht 10 senatorë të tjerë republikanë që ta votojnë planin e madh me frymëzim rooseveltian.

Format e planit dhe trashëgimia demokratike
Prej javësh administrata Biden ka punuar për disa opsione: i pari është negociimi me Partinë Republikane, rrugë gjarpërushe, pse një kompromis bipartisan mund të bëjë të pakënaqur demokratët më në të majtë të partisë. Tjetri ishte transformimi i planit në një “reconciliation bill”, domethënë të punohej drejtpërsëdrejti mbi aspektet e shpenzimeve publike, por duke rrezikuar edhe këtu që të humben disa karakteristika themelore të projektit të reformës, si puna e rritjes së rrogës minimale.

Nuk është rastësi që kongresistja Alexandria Ocasio Cortez, tashmë një prej fytyrave më luftarake të blue wave në rreshtimin demokrat, ja ka tërhequr shumë herë vëmendjen Biden sidomos ndaj masave për luftimin e ndryshimeve klimaterike, lidhur me të cilat Partia Republikane është botërisht e ndrojtur, por edhe i ka bërë apel disponueshmërisë së pakët të GOP për ta trajtuar sipas skemës së ligjit “reconciliation bill”, i hipotezuar nga demokratët. Pozicioni i Ocasio-Cortez, përfaqësuese e deputetëtve të tjerë demokratë më progresistë, është i qartë dhe njëherazi i artikuluar: nevojitet që të punohet bashkë me Kongresin për të miratuar masat e nevojshme, ama pa e sakrifikuar domethënien e kësaj tërësie reformash: luftimi i ndryshimeve klimaterike, sipas AOC – nofka e kongresistes së famshme të Queens-Bronx, duhet të prekë edhe pabarazitë me qëllim që të gjithë qytetarët të keni akses në energjitë e rinovueshme dhe në automobilat elektrikë. Ndërkohë, siç e ka nënvizuar vetë ajo, ky është një proces ndryshimi të thellë, jo vetëm një seri masash legjislative, dhe Partia Republikane nuk duket se ndërmend ta mbështesë e pakta për dy arësye: taksimin e më të pasurve për financimin e planit dhe luftën ndaj pabarazive që pasojnë.

Ka edhe një opsion të tretë, më radikal: të eliminohet problemi i filibustering, duke e abroguar në fakt votimin me shumicë të kualifikuar në Senat. Një exit strategy formalisht në tryezë, por kurrë e përshkuar vërrtet dhe që do të rrisë luftën që disa shtete kanë ndërmarrë me miratimin e ligjit për kufizimin apo reduktimin e së drejtës së votës, sidomos në kurriz të afroamerikanëve. Mitch McConnell, lideri i GOP në Senat, në fakt ka lënë shumë herë të kuptohet se shmangja e këtij aspekti, eliminimi i filibustering, do të nënkuptonte dëmtim të demokracisë, rritje të fërkimeve midis shteteve dhe qeverisë federale dhe dritë jeshile në thelb e një “dimri bërthamor në Senat”. Një deklaratë lufte në kuptimin e vërtetë të fjalës, ku shtetet me drejtim republikan do të ishin të gatshëm të ndërhynin me ligje në kundërshtim me linjën e administratës.

Edhe Obama, në vitin e largët 2009 ku gëlonin iniciativat legjislative për të përfunduar me sukses reformën shëndetësore, mendoi që punojë për një marrëveshje me republikanët, të përçarë në atë kohë nga shtytja djathtas e Tea Party dhe prej saj të shtyrë për në sulm. Por megjithëse midis propozimesh të ndryshme deri brenda Partisë Demokrate, Obama kuptoi se një kompromis bipartisan për të gjitha aspektet e ligjit do të linte të përjashtuar milion njerëz nga kujdesi shëndetësor, duke e zhveshur krejtësisht kuptimin e reformës. Dilema e tij kishte qenë më parë ajo e Bill Clinton, gjithmonë për reformën shëndetësore dhe tani është e Biden, natyrisht jo më lidhur me ACA, por lidhur me sa ka trashëguar nga reforma dhe nga ajo fazë politike. Është thënë se New Deal i Biden është komplementare me punën e bërë nga paraardhësi tij demokrat, por përfshin deri një sfidë tjetër: të rivitalizojë demokracinë në botë dhe në shtëpinë e vet. Për sa i përket reformës shëndetësore, Obamacare ka rrezikuar në javët e fundit për herë të tretë që të deklarohet jokushtetuese, përveçse për t’u shpëtuar më pas nga Gjykata Supreme.

Plani i Biden lindi kështu mbi valën e marrëveshjes bipartisan për planin Covid-19, lidhur me të cilin të dyja partitë kanë gjetur një kornizë, por tani ecet mbi një bazë të brishtë. Jo vetëm pse këto ditë shkojnë për diskutim në Senat pjesët e tjera të planit, atij prej 3500 miliardësh, por edhe prej rezistencës së krahut me moshë më të re dhe më në të majtë demokrat ndaj ndryshimeve të imponuara nga një marrëveshje me GOP, që pashmangshërisht do të theksonin disa instanca parësore. Pastaj ka vështirësi që vijnë nga krahu më konservator i partisë, i përfaqësuar nga një Joe tjetër: Joe Manchin, senator demokrat i West Virginia. Manchin nuk është vetëm ndër më konservatorët, por edhe më i fuqishmi i tyre. I zgjedhur më 2010 përballë kandidatit republikan John Raese, mori një pozicion ambig dhe kontradiktor lidhue me Obamacare, por më pas votoi kundër tentativave për “repeal” të ligjit nga ana republikane.

Një pajtim i mundshëm?
Por është një rrugëtim jo i pamundur, përkundrazi: në planin infrastrukturor kompromisi bipartizan është arritur: 69 pro dhe 28 kundër, domethënë nja 30 senatorë republikanë e kanë mbështetur. Chuck Schumer, kreu i grupit demokrat në Senat, e kishte njoftuar në fakt disa ditë përpara se partia po arrinte një marrëveshje lidhur me një projekt të planit me buxhet 3500 miliard dollarësh, duke përfshirë masat për zbutjen e ndryshimeve klimaterike dhe zgjerimin e Medicare. Një skemë që ka rezltuar e dobishme për të avancuar drejt marrëveshjes lidhur me infrastrukturat dhe që e ka transformuar projektin në dy projektligje me një total prej 3500 miliardësh. Mekanizmi mbi të cilin bazohet propozimi parasheh përdorimin e një taksimi më të madh dhe programe shpenzimesh mbi të cilat republikanët vazhdojnë të kundërshtojnë. Që problemi, me rihapjen e Kongresit pas pushimeve verore, do të ripropozohet: si të financohen pjesët e tjera të projektit, trashëgimi demokratike, por edhe axhendë qendrore e New Deal të presidentit?

Etapat e një marshimi të gjatë
Marrëveshja bipartizan për planin është një gur themelor për politikën e administratës në këtë moment, por, për arsëye të ndryshme nuk shkakton një pikë kthese: e para është se një pjesë e ekipit të negociatorëve, demokratë centristë, nuk shihet me sy të mirë nga krahu i majtë i partisë, bile urrehet. Kyrsten Sinema, senatorja e Arizona, që ka rivendikuar rolin e saj në negociimin me republikanët, konsiderohet nga disa prej më progresistëve si një përfaqësuese e munguar e GOP, që bashkë me Joe Manchin përfiton nga pozicioni i saj për të bërë motin e mirë dhe motin e keq në Senat dhe, mbi të gjitha dhe këtu qëndron arësyeja e dytë, është e afërt me pozicionet e opozitës lidhur me mënyrën e financimit të planit: ajo e Biden e sheh si një politikë në deficit, në më klasiken e strategjive ekonomike keynesiane, kurse Sinema dhe Partia Republikane e lexojnë si borxh publik dhe taksa të reja për qytetarët.

Rritja e taksave (anipse vetëm për më të pasurit): armiku publik numër një që Sinema, senatore e konsideruar në një farë mënyre trashëgimtare e republikanit të ndjerë John McCain (i të njëjtit shtet), e sheh si një të çarë të planit për t’u mbyllur. Për pjesën më të madhe të Partisë Demokrate shpresa është që të arrihet të përdoret formula e “reconciliation bill” edhe për pjesën me të rëndësishme të projektit të administratës, që ka marrë tashmë izën e Bernie Sanders, senatorit të Vermont, i afërt me Ocasio-Cortez, dhe miratimin e Mark Warner, senator tjetër i moderuar, i Virginia, figurë kyçe në negociimin bipartisan.

Megjithatë frika se mos është vetëm një propozim për të punuar për poshtë ekziston: faktikisht krahu më progresist i partisë dëshiron që ta çojë projektligjin në shifrën e përgjithshme të 6000 miliard dollarëve, siç ishte parashikuar fillimit, dhe lidhur me këtë po mëshon edhe Sanders; ndërsa demokratët më centristë përqëndrohen mbi mënyrën sesi do të mbështetet kjo paketë rooseveltiane, në thelb me çfarë taksash të votueshme nga Kongresi. Sigurisht që zgjidhja, sidomos për zgjerimin e Medicare në kurat dentare, tek benefitet për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar, është leva mbi të cilën përqëndrohen përpjekjet e krahut të majtë të partisë. Jo vetëm: tema e taksave për më të pasurit për t’u ofruar masa welfare të gjithë popullsisë amerikane është zemra e propozimit politik të së majtës demokrate, i të cilës Biden në një farë mënyre i është bërë zëdhënësi.

Komisioni i Financave të Senatit, i kryesuar nga Bernie Sanders, pas një tentative të dështuar dakordësimi midis të dy partive lidhur me rritjen e taksave ndaj corporation, po punon sërish për taksimin e fitimeve të arritura jashtë territorit kombëtar, në përpjekjen për t’i shkurajuar korporatat e mëdha, ashtu siç synon që të shkurtojë, sidomos nga ana demokrate, lehtësimet për kompanitë energjitike, oil & gas; të rrisë taksat mbi pasuritë e mëdha dhe “capital gains”, fitimet mbi investimet financiare. Por janë të gjithë elementë të një traktative lidhur me të cilën republikanët bëjnë Pazar në shkëmbim, ndoshta edhe me pak mirëbesim, të disa shkurtimeve ndaj shpenzimeve të parashikuara nga administrata për të financuar planin e infrastrukturave dhe që, të paktëm pjesërisht, e kanë siguruar si rezultat: fondet kundër “climate change” ose më mirë stimujt për elektricitetin në realitet janë reduktuar përgjysmë. Kurse në aspektin e shpenzimeve sociale Biden dëshiron të bëjë universal aksesin në çerdhe dhe të bëjë falas të paktën 2 vite kolegj; thuajse të gjitha propozime të ndryshuara nga blue wave dhe nga kandidatët presidencialë si Sanders dhe Elizabeth Warren, senatore e Massachusetts.

Përroi karstik dhe loja me shumatore zero
Por Parta Demokrate është e përshkruar nga një përrua karstik, nga i cili nuk është ende e qartë se çfarë do të dalë. Nuk është vetëm lidhur me këto tema, megjithatë në qendër të axhendës ligjvënëse, që progresistët e partisë e nxisin Biden apo e kritikojnë hapur, edhe pse në Dhomë progresistët kanë forcë të mjaftueshme për t’i devijuar marrëveshjet bipartisan me GOP që i konsiderojnë të dëmshme. Rruga e New Deal rooseveltian është e gjatë dhe nuk mban parasysh disa aspekte për të cilat grigja demokrate, edhe për bariun më të aftë, është e vështirë për t’u drejtuar: politikën ndaj emigrantëve dhe HR 1, domethënë “For People Act”. Projektligji, i paraqitur nga Amy Klobuchar, senatorja demokrate e Minnesota (edhe ajo kandidate presidenciale në primaret e 2020), tenton që të korrigjojë disa pasaktësi të sistemit elektoral, midis të cilave mundësia e caktimit të kolegjeve elektorale njëemërore në favor të një pale politike (gerrymandering), mekanizmi i financimit të kandidatëve, rregullat mbi etikën dhe transparencën e të zgjedhurve, mundësitë e shtrëngimit e së drejtës së votës. Një lloj ligji flamur për Partinë Demokrate, pasi synon të prishë mekanizmin e superfuqisë së financuesve okultë për komitetet zgjedhore, të quajturit Super Pac, mundëson regjistrimin automatik në listat elektorale, promovon praktikat e votimit të parakohshëm dhe tenton të uniformizojë rregullat elektorale për t’i penguar shtetet që të zbatojnë rregulla diskriminuese, siç edhe kanë bërë në këto vite dhe lidhur me të parën kishte punuar senatori që ka humbur jetën një vit më parë John Lewis me “Voting Rights Act”. Një projektligj ky i Lewis që synonte të forconte “Voting Rights Act” e firmosur nga presidenti Lyndon B. Johnson më 1965, ligji i parë kundër diskriminimit racial në votime.

E kaluar në Dhomë në mars, por e ngecur në Senat prej obstruksionizmit të republikanëve, HR 1 është masa që thekson më shumë mbrojtjen dhe promovimin e demokracisë për presidencën Biden dhe që përfaqëson një lloj Bashke të Artë: një objekt në gjendje të shërojë çdo plagëm edhe ato në gjirin e Partisë Demokrate. Kreu i grupit senatorial demokrat Chuck Schumer e ka bërë HR 1 propozimin flamur të demokratëve kur ka njoftuar në Twitter në janarin e 2021 se do të ishte ligji i parë për t’u miratuar. Ndërkohë Joe tjetër, senatori demokrat i Virginia, ka deklaruar se nuk do ta votonte pasi shumë e anëshme, por se do të mbështeste Voting Rights Act e John Lewis (HR 24 emri korrekt), duke ngjallur më shumë se ndonjë dyshim.

Pavarësisht një mazhorance si në Dhomë, ashtu edhe në Senat, në realitet Partia Demokratike po i avancon të gjitha këto masa në një lloj negociimi me shumatore zero: atje ku Shtëpia e Bardhë avancon për planin infrastrukturor në megociimin me opozitën në Kongres, humbet në frontin e ligjeve për kontrollin e armëve dhe, më keq, për emigracionin. Dhe atë që fiton politikisht kur arrin marrëveshje me GOP, Partia Demokratike rrezikon që ta humbasë brenda vetes, duke humbur kompaktësinë. Tjegulla e fundit e rënë mbi Biden bëhet nga gjykatësi i Texas Andrew S. Hanen, i cili e ka quajtur “ilegjitim” programin “Deferred Action for Childhood Arrivals” (DACA). DACA, domethënë programi i dëshiruar nga Obama më 2012 dhe që ka mbrojtur nga përzënia 700000 emigrantë (dreamers) të ardhur në territorin amerikan kur qenë minorenë, edhe në vijim të tentativës së ish presidentit Trump për ta anulluar programin më 2017.

Një premtim që tani rrezikon të përplaset mbi një terren ende edhe më i gjerë: politika e emigracionit. Për shkak të pandemisë dhe me rekomandin të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), presidenti aktual është treguar shumë i përmbajtur për hyrjen e emigrantëve në territorin amerikan, por që janë derdhur ndjeshëm në kufijtë midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara qysh në mars, aq sa ta shtyjë zëvendëspresidenten Kamala Harris që t’u thotë “do not come” (mos hajdeni) emigrantëve potencialë në një konferencë në harkun e një triditëshi në Amerikën Qendrore. Një diskutim që është quajtur trumpian (sigurisht, me ndonjë ekzagjerim gazetaresk) dhe se zbatimi i “title 42” të CDC sigurisht që nuk ndihmon të zgjidhet, pasi kërkesat për azil janë bllokuar se demokratët më majtas në parti i ushtrojnë presion Biden me qëllim që ta heqë masën e shëndetit publik të dëshiruar nga Trump. Një rrugëtim me ngecje: faktikisht, republikanët premtojnë luftë në Kongres sapo presidenti do të provojë ta shtyjë axhendën e tij, ka mundësi edhe duke kërcënuar mosarritjen e një marrëveshjeje bipartisan lidhur me masa të tjera.

Kjo ngecje mund ta shtyjë Biden që t’i drejtojet instrumentit të urdhërit ekzekutiv, siç bëri presidenti i “tij” në pjesën e dytë e mandatit të tij. Kujtimi i Obamës dhe i mbledhjeve cfilitëse të stafit të tij për të bërë traktativa në dy fronte, atij të opozitës republikane dhe atij brenda partisë, duket se paralajmëron një libër tjetër, ende i pashkruar.
(nga Aspenia Institute)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakShehaj: Zjarrvënia tek “Sarajet” me lejen e Veliajt
Artikulli tjetërQëndrimi zyrtar i Gjermanisë: Jo Ballkan i Hapur, por të firmoset dakortësia për “Procesin e Berlinit”