20 milionë euro për sulmuesin që nuk di të shënojë

Që kinezët po bëjnë çmendurira financiare në futboll, kjo nuk është më diçka e re. Por transferimi i fundit që po diskutohet dhe pritet të ndodhë në Super Ligën e vendit aziatik është vërtet për t’u shqetësuar. Klubi i Hebei Fortjun po mendon të thyejë rekordin e blerjes së kartonit të një futbollisti kinez, duke bërë gati 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit Zhang Çengdong, i cili aktualisht është pjesë e Guanit të Pekinit.
Çudia në këtë tratativë është se sulmuesi kinez 28-vjeçar ka shënuar për herë të fundit më 17 maj të 2014-ës, pra më shumë se 2 vjet e gjysmë më parë. Ai ka pasur edhe disa eksperienca në Europë më parë, por pa mundur të lërë gjurmë.

Artikulli paraprakJuventusi sheh nga e ardhmja
Artikulli tjetërMerkel kёrkon njё axhendё tё qartё nga BE-ja