Surrel News, haberet e Surrelit!

Nga Sali BERISHA

Lajmi i pare:

Vaksinat erdhen!!

Nuk eshte faji im se ata erdhen para dates qe une ju njoftova tre dite me radhe!

Ato erdhen sepse java e trete e janarit erdhi para javes dyte!

Natyra bene mrekulli!

Lajmi i dyte: a e dini pse presidenca portugeze ka hequr krejt nga axhenda hapjen e negociatave me Shqiperine?

Plaçin ata qe mendojne se pas “Jo”-se se shtate te fundvitit qe lam pas, kjo eshte “Jo” e tete dhe kesaj here si asnjehere deri sot eshte “Jo”paradhenie per Shqiperine.

Heqja nga axhenda nga presidenca portugeze e çeljes se negociatave me Shqiperine nuk erdhi se nga 15 kushte qe duhet te plotesonte Shqiperia deri tani ajo ka plotesuar vetem trecerekun e njerit prej tyre. Mirepo pavaresisht nga kjo Shqiperia nuk ka kushte ose i ka tejkaluar kushtet per çeljen e negociatave.

Mungesa e hapjes se negociatave me Shqiperine ne axhenden e presidences se radhes te Bashkimit Europian nuk lidhet me ndonje lapsus nga kjo presidence!

Kjo mungese ka vetem nje shkak dhe vetem nje o milet: Negociatat jane hapur me Shqiperine.

Ato jane hapur jo nje por dy here.

Heren e para o kujteseshkurter u hapen ne vitin 2018 hapje te cilen e festuam me lume shampanje, dekorata e fishekzjarre por edhe me te ftuar nderi dhe guvernatore!

Heren e dyte hapjen e tyre e njoftoi vet Edvin Hajduti ne doreheqjen qe i dorezoi per njoftim sugarit te tij Caka qe e keni lexuar dhe e paskeni harruar. Fajin e keni vet!!

Lajmi i trete sot kryekreu i Republikes se Surrelit shpall njoftimin se Arenen Air Albania per vaksina e zgjodhem vetem per te zbukuruar lajmin per sportdashesit po tenderin per berjen e 2,3 milione vaksinave do tia besojne kujt thoni ju?

Kete tender strategjik do ia besoje ndrikull Checkapit!

Askujt tjeter. Na duhen para.

Lajmet e tjera jane top sekret, per me shume do te rridhen dhe krijohen me deshire nga Surrelepiresit Arben dhe Karlo Malavita, Ymer Çorapja dhe tualeti i Kol Balles. Atyre ne grazhd nuk u hidhet vetem para te pastra qelibar por dhe prona te vjedhura me forcen e pushtetit dhe sipas rastit edhe lajme! sb

Artikulli paraprakGrafiku i Ramës dhe Kushit/ Boçi: Tallje dhe mashtrim epik për mësuesit 
Artikulli tjetërShow, beton dhe ERTV