Video/ PD: Rama dhuron shfaqjen e rradhës me shkollën në Sukth, por fsheh realitetin e rrugës së përmbytur që të çon tek shkolla

Pak minuta më parë, Edi Rama ishte në Sukth për inaugurimin e shkollë “Njazi Mastori”. Ai do të japë shfaqjen e radhës së propagandës dhe do të fshehë realitetin 100 metra larg shkollës.

Rruga që të çon tek shkolla është totalisht e përmbytur. Rama kaloi me fuoristradë për të shkuar tek shkolla.

Sa herë bie shi, del në pah dështimi i Edi Ramës për t’u siguruar qytetarëve kushtet minimale të jetesës. Edi Rama është një dështim. Ai ka 7 vjet që vetëm dështon me shqiptarët dhe do të vazhdojë vetëm të dështojë, prandaj duhet të largohet nga detyra që mban.

Kupa është mbushur. Partia Demokratike me Lulzim Bashën do t’i kthejë shpresën dhe do t’i sjellë vendit një të ardhme të mbarë.

Artikulli paraprakDështimi me rindërtimin/ 200 familje në Durrës në rrezik, banorët kërkojnë ndihmën e PD: Po na gënjejnë dhe po na lënë pa shtëpi
Artikulli tjetërÇek i ri 5.5 milionë euro për incineratorët, PD: Edi Rama braktis qytetarët për pasurimin e klientëve. Vendit i duhet ndryshim!