Dështimi me rindërtimin/ 200 familje në Durrës në rrezik, banorët kërkojnë ndihmën e PD: Po na gënjejnë dhe po na lënë pa shtëpi

Rreth 200 familje në lagjen 17 në Durrës kundërshtojnë trajtimin e padrejtë për apartamentet e tyre, të dëmtuar rëndë nga tërmeti. 13 muaj pas goditjes së pësuar, Bashkia e Durrësit dhe Instituti i Ndërtimit bëjnë vlerësime të ndryshme për nivelin e dëmtimit të pallateve.

“Ka 1 vit që po na sorollasin, po na gënjejnë. Ne duam të dimë a jemi të sigurtë për jetën dhe të trajtohemi për DS4”, thotë një banore.

Banorët kërkuan ndihmën e PD për t’i dhënë zë problemit të tyre. Ata thonë se bashkia i ka vlerësuar me DS3, për dëmtime mesatare, që dëmshpërblehen deri në 5 milionë lekë, ndërsa Instituti i Ndërtimit dhe ekspertë të tjerë me DS4, që do të thotë se dëmtimi është i rëndë dhe dëmshpërblimi bëhet i plotë.

Pamjet tregojnë se paratë nuk mjaftojnë, pasi dëmet janë të thella.

“Me 5 milionë as banjën nuk rregulloj dot. Na detyruan ta marrim duke na thënë që fondi digjej në datën 2. Unë nuk e tërheq, në bankë do ta lë, se nuk kam ç’e dua. Ku janë premtimet? Dalin dhe inaugurojnë shtëpi private, për çfarë, për të shitur dëngla?!, u shpreh një kryefamiljare e revoltuar.

“Nuk e dimë ku jemi, nuk dimë ku jetojmë, tallen me ne çdo ditë. Bashkia refuzon të na trajtojë siç e meritojmë, me DS4, megjithëse institucionet e tjera kanë dërguar shkresa për këtë. Ne nuk kemi për ta pranuar këtë vendim të Bashkisë, e cila ka përdorur forma nga më të ulëtat për të detyruar banorët të tërheqin dëmshpërblimin.”- tregoi një tjetër kryefamiljare

“U bë një vit dhe nuk bëhet asgjë. Kjo nuk bëhet me 5 milionë në këtë gjendje. Po më del shpirti. Jam përjashtë, kam hedhur të gjithë paret këtu. Pse na gënjejnë? Për mua, kjo është qeveri e poshtër”, reagoi i revoltuar një kryefamiljar, që shpjgeon sa të pasigurtë janë dhe sa i pamjaftueshëm është fondi prej 5 milionë që qeveria ka dhënë.

Kryetari i degës së PD Durës, Ferdinand Xhaferri garantoi qytetarët se PD do të jetë në krah tyre për çdo vendim që ata do të marrin në mbrojtje të së drejtës së tyre.

“Ky pallat, si shumë pallate në Durrës, është realisht fytyra e rindërtimit të Edi Ramës dhe Arben Ahmetaj. Këtu jetojnë banorë, ndërkohë që tërmete bien përditë. Kush mban përgjegjësi? Nuk ka transparencë, organizimin, ka vetëm Korrupsion dhe abuzim”, u shpreh Ferdinand Xhaferri.

134111953 16074

Artikulli paraprakEdhe një herë lidhur me sulmet e Edvin Hajdutit kundër BE për vaksinën!
Artikulli tjetërVideo/ PD: Rama dhuron shfaqjen e rradhës me shkollën në Sukth, por fsheh realitetin e rrugës së përmbytur që të çon tek shkolla