Mjeku i njohur thirrje drejtorit të QSU: Jep dorëheqjen, ti nuk ke moral të drejtosh klasën më të edukuar të vendit!

JEP DORËHEQJEN Z. DREJTOR, TI NUK KE MORAL TË DREJTOSH KLASËN MË TË EDUKUAR TË VENDIT!

Zoti Enkelejd Joti, unë që po ju drejtohem jam mjek në Urgjencën paraspitalore të QSUT, ju më njihni pasi keni firmosur disa herë shkresa ndaj meje.

Që të them se puna ime është ndër më të rëndat, me më shumë rrezik dhe që provokon trauma fizike e shpirtërore në shëndetin tim, ti s’do të më kuptpsh dot, sepse je thjesht një burokrat.

Ti e di që prej fillimit të vitit 2020 unë kontrolloj, trajtoj çdo ditë pacientë të prekur me COVID-19, dhe kryesisht raste të rënda, por edhe hera herës edhe fatale.

Bashkë me kolegë të mi po punojmë në mes të pandemisë më të madhe të shekullit me mungesa, pasi jemi një vend i varfër e i abuzuar, por edhe me shumë, shumë stres dhe presion psikologjik nga frika e infektimit ose humbja e jetës.

Shumë kolegë të mi nuk janë më në jetë, pikërisht prej COVID-19!

Nuk është e tepërt të të them ty, mgjthse ti as e mendon, që ne po rrezikojmë shëndetin dhe jetën e familjarëve tanë, pikërisht prej detyrës.

Por prej 10 muajsh unë po përjetoj fort dhe terrorin e administratës tuaj partizane, dhe këtë e kam të dokumentuar, zoti drejtor. Jam thirrur aty si në hetuesinë e kohës së monizmit duke më kërkuar llogari se pse flas për testimet, infektimet, mungesat, ndërkohë që unë jam mjek, dhe kontribuoj prej 28 vitesh në sistem duke punuar, e jo duke përfituar, siç përflitesh ti!

A e di ti zoti Joti se nëqoftëse unë do isha rezident në një shtet tjetër, Ballkan, Evropë, Azi etj. dhe ti po ashtu drejtor në një spital andej, ju dhe administrata juaj jo vetem s’do më shqetësonit dot!

Por edhe nëqoftëse do të ndodhte do të kishte çështje ligjore e morale ndaj teje dhe administratës së spitalit për konsekuenca, shqetësime e turbullime të panevojshme që ju krijuan një mjeku në punën e tij, në gjykimin e tij mjekësor.

Me siguri që spitali e drejtoria e tij do të dridheshin jo vetëm për humbjet, por menjëherë drejtori i tij do të ikte, dhe dëmi i PR të këtij spitali në komunitet mund ta çonte deri në mbyllje të tij!

Por ti zoti drejtor jeton e mbretëron në Shqipërinë pa drejtësi, shërbëtor i një kryeministri që nuk ka nguruar të më linçojë publikisht mua, që dhe kolegë e mij të mbyllin gojën, dhe nuk ke asnjë kompleks faji për krimin ndaj një mjeku kritik ndaj sistemit.

Ti del akoma më zhveshur nqs unë të sfidoj publikisht duke të kërkuar CV tënde, arsyet pse drejtoni institucionin akademik të mjekësisë në Shqipëri, që mban edhe emrin e një gruaje të shenjtë, por që drejtohet nga anonimë të djallëzuar si ju!

Sot unë nuk po zgjatem me skandalet financiare për të cilat përflitesh.

Jep dorëheqjen zoti Enkelejd Joti!

Ti s’mund të nënshtrosh deri në skaj klasën e mjekëve të Shqipërisë!

Ilir ALLKJA
mjek

allkja

Artikulli paraprakHumb jetën nga Covid-19 biznesmeni
Artikulli tjetërPD: Erion Veliaj nuk mbajti premtimin! Mblodhi 30 milionë USD nga taksa e arsimit, por nuk ndërtoi asnjë shkollë