Anglia nën ethet e koronavirusit të ri, rriten fríkshëm rastet e reja

Gjatë 24-orëve të fundit në ishull janë regjistruar 33,364 raste të reja si dhe 215 humbje jete.

Nëse bëjmë një retrospektivë të rasteve të reja të zbuluara ditët e fundit shohim që shifrat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme, gjë që mund të lidhet dhe me infektueshmërinë më të lartë të mutacionit të ri të Covid-19.

Ditën e djeshme autoritetet në Britaninë e Madhe raportuan shifrën rekord prej 35,928 rastesh të reja, ndërsa të shtunën u raportuan 27,052 infektime.

Studiuesit pohojnë se mutacioni i ri i Covid-19 është shfaqur për herë të parë në shatator kur shifrat e infektimeve ishin në nivele të ulta me një mesatare prej 3000 infektimesh të reja ditore.

Ekspertët thonë se variantin e ri të koronavirusit e kanë hasur tashmë në shtete europiane si Italia, Holanda, Danimarka dhe Austria.

Artikulli paraprak“Spiegel” shkrim për arrestimin e nipave të deputetit të PS: Dy nga lordët më të mëdhenj të drogës në Europë
Artikulli tjetërAktori Mehdi Malkaj: Nuk kemi ndërmend ta ndërpresim protestën! Policia jonë të rreh me dashuri…