Aktori Mehdi Malkaj: Nuk kemi ndërmend ta ndërpresim protestën! Policia jonë të rreh me dashuri…

Mbrëmjen e sotme po mbahet në ambientet e Pedonales në Tiranë protesta e dytë e Alencës për Mbrojtjen e Teatrit. Protesta vjen si shprehje e revoltës paqësore ndaj shoqërimit të dhunshëm pa shkak të 4 anëtarëve të Aleancës mbrëmjen e ditës së diel.

Në një prononcim të shkurtër për FaxNews aktori i njohur Mehdi Malkaj, u shpreh se ata nuk i kanë ndërprerë ndonjëherë protestat ndaj dhe do të vijojnë të luftojnë për të drejtat qytetare.

Malkaj tha me ironi se policia jonë është ndryshe nga policitë e tjera në botë pasi të rreh me dashuri.

“Ne nuk e kemi ndërprerë ndonjëherë protestën, as kemi ndërmend ta ndërpresim, vetëm nëse ndodh një fuqi e jashtëzakonshme. Policia jonë të rreh me dashuri, gjë që s’e kanë polictë e tjera, se përpara se të të rrahë të tërheq një herë zvarrë”, tha Medi Malkaj.

Artikulli paraprakAnglia nën ethet e koronavirusit të ri, rriten fríkshëm rastet e reja
Artikulli tjetërDegjenerimi i këtij shteti kuptohet thjesht nga fakti që policia ushtron dhunë në mes të rrugës, e pastaj…