Covid-19/ “Kush shkon në spital vdes”, mjeku i njohur i përgjigjet shqetësimit të qytetarëve

Mjeku shqiptar, Adrian Fandi me banim në Londër, anëtar i shoqatës së mjekëve europianë në Angli, përmes një interviste në Ora News, bën një skaner të asaj çfarë po ndodh me mjekët dhe shqiptarët në këtë kohë pandemie.

Ne do ju sugjerojmë t’i lexoni për të thyer disa mite të cilat nga rrethanat apo dhe nga padija i kemi krijuar.

Nëse shkoj në spital vdes?

Adrian Fandi: “Në Shqipëri njerëzit kanë frikë të shkojnë në spital. Kanë frikë se humbasin jetën pasi kanë frikë se nuk i trajtojnë. Kjo nuk është e vërtetë pasi në spital ka specialistë që ndjek ecurinë tënde çdo ditë.

Ndërkohë në Itali ndodh e kundërta. Janë pacientët ata që janë në spital e nuk duan të dalin nga spitali sepse kanë frikë se nuk kanë kujdesin që kanë pasur atje.

Të sëmurët duke vonuar shkuarjen në spital rëndojnë shëndetin e tyre. Nuk mund të shkosh në spital kur je rëndë dhe në momentin e fundit, mjekët nuk kanë çfarë të bëjnë.

Doktori i mirë jep ilaçe të shtrenjta

Adrian Fandi: Cfarë ndodh në Shqipëri. Njerëzit thërrasin një doktor, dhe shikojnë që për tre ditë ata nuk bëhen mirë. Natyrisht nga covidi nuk mund të bëhesh mirë për tre ditë, madje për tre ditë mund të përkeqësohesh nga Covid. Ata thonë, ky doktor nuk është gjë dhe thërrasin doktorin e dytë.

Doktori i dytë sheh çfarë ilaçesh ka dhënë i pari  – bëjnë llogarinë se ata nuk janë profesionistë por ekonomistë më shumë se doktorë – dhe jep ilaçe më të shtrenjta vetëm për të treguar se doktori i mirë jep ilaçe të shtrenjta. Është mentalitet tërësisht i gabuar që i përket Turqisë së shekullit të XVIII dhe jo Shqipërisë së shekullit XX. Nuk jemi këtu për tu tallur me njerëzit por për të shëruar ata. Prandaj duhet të jepen antibiotikët e duhur.“

“Ne si shoqatë e mjekëve europianë në Angli, ua çojmë kolegëve tanë protokollet si në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, por varet se kush i dëgjon këto këshilla“.

Gjilperat me te mira se ilaçet me goje

Adrian Fandi: Është një ide e gabuar në Shqipëri, që përdoret antibiotiku endovenoz. Më kthen mbrapsht në vitet ’80 kur më kujton infermieret e lagjes që na bënte gjilpëra në muskul. Ende më dhëmbin sot.

Dikur ishin gjilpërat se nuk kishte ilaçe nga goja që të ndihmonin, kurse tani janë shumë ilace që merren nga goja dhe nuk ka nevojë për injeksion.

Injeksionet bëhen në ambiente spitalore, sepse mund të krijosh probleme në venë. Dhe nëse shkon në spital atëherë infermieri do ta ketë të vështirë të bëjë injeksione sepse venat janë dëmtuar. Janë disa problem që njerëzit nuk i mendojnë. Sepse duke thirrur infermierin në shtëpi, sigurisht nuk do të vijë ai i spitalit por ai privat i cili do paratë

Bombola oksigjeni ne shtepi

Adrian Fandi: “Oksigjeni është ilaç, janë të rrezikshme dhe ndodh incidente. Oksigjeni në doza të mëdha është i dëmshëm, është si helm për organizmin. Nëse oskimetri ju tregon se oksigjeni është më poshtë 90 ju lutem shkoni në spital sepse po shkuat vonë është vonë dhe për mjekët që t’ju ndihmojë.“

Pse nuk bëjme dhe ne si Italia apo Gjermania

Adrian Fandi: “Kjo është një nga pyetjet më idiote që bëhen, më falni. Ne flasim  shqip, nuk flasim gjermanisht. Nuk respektojmë rregullat si në Gjermani. Nuk respektojmë rregullat si në Gjermani. Kemi një tjetër sistem shëndetësor e intelektual dhe vazhdojmë ende të pëshpyjmë përtokë.

Ja pse ne nuk mund ta  bëjmë si në Gjermani“.

Artikulli paraprakAplikimet për azil të shqiptarëve në BE arritën rekordin në shtator, shifrat…
Artikulli tjetërMarrëveshja monopol për tamponët, çmimi në Shqipëri deri dy herë më i lartë se vendet e rajonit