Deputeti i Ramës merr nën kontroll Ujësjellësin dhe landfillin e Sarandës

Familjarë të deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni, kanë marrë nën kontroll ujësjellësin dhe biznesin e përpunimit të mbetjeve në zonën e Sarandës.

“Superdeputeti” i Edi Ramës për rajonin e Bregut është përfshirë në një histori të gjerë nepotizmi, duke emëruar kushërinj të tij në poste kyçe të shoqërive publike.

Sheme Lulo, bashkëshort i kushërirës së parë të Hysenit, është emëruar prej vitit 2016 drejtor i Ujësjellësit-Kanalizime të Sarandës (UKS).

Ai përfundoi mandatin e parë 3-vjeçar si administrator i UKS dhe u ri-emërua sërish, për një tjetër mandat, deri në vitin 2022.

1 19

Lulo, krahas detyrës publike, është aksioner kryesor edhe në një kompani private, që ka për objekt prodhimin, shitjen dhe eksportimin e molusqeve dhe midhjeve në zonën e Butrintit.

Kompaninë “Acquaproduct Butrinti” është krijuar në vitin 2014 dhe drejtor i Ujësjellësit të Sarandës, Sheme Lulo, është aksioneri me kuotat më të mëdha në të, 34 përqind.

2 13

Por, duket se për biznesmenin Lulo ka pasur projekte të tjera. Në nëntor të vitit 2019, Sheme Lulo emërohet administrator i Ujësjellës-Kanalizimeve të Sarandës, me një mandat 3-vjeçar, deri në vitin 2022.

Pas sistemimit në punë shteti të Sheme Lulos, radha i vjen vajzës së tij, Anisa Lulo, e cila, për nga radha, është kushërirë e dytë e deputetit Alket Hyseni.

Anisa Lulo, në vitin 2017 emërohet si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Portit Detar Sarandë, detyrë që e mban për disa kohë.

3 8

Më pas, në Shkurt 2020, ajo emërohet anëtare e Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë publike “Bajkaj Land” sh.a.

Kompania shtetërore “Bajkaj Land” është administruese e landfillit të përpunimit të mbetjeve, i ngritur në Delvinë, pranë Sarandës.

4 4

“Bajkaj Land” u krijua me një vendim të Këshillit të Qarkut të Vlorës të vitit 2014 dhe nisi punën në Shtator 2015. Ajo është një shoqëri aksionere, me kapital 100 përqind publik.

Landfilli i Bajkajt është në shërbim të njësive vendore të Bregut të Jugut, përfshirë Sarandë, Delvinë, Himarë, Finiq e Konispol, si edhe enteve të tjera publike e private dhe në të përpunohen mbetje jo të rrezikshme. /BoldNews.al

Artikulli paraprakShorti për Botërorin, ja në cilën vazo ndodhet Shqipëria
Artikulli tjetërAplikimet për azil të shqiptarëve në BE arritën rekordin në shtator, shifrat…