Çfarë po ndodh me personat me Covid-19 në spitalin e Durrësit? Xhaferraj denoncon skandalin

Kryetari i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj denoncon skandalin e menaxhimit të qeverisë me pandeminë. Xhaferraj shkruan në reagimin e tij se, spitali i Durrësit mund t’i shërbejë vetëm 20 personave me Covid-19. Ka vetëm 12 aparatura për oksigjen ku 4 prej tyre janë të sajuara.

Reagimi i plotë i Xhaferrajt

Tashme jane bere 8 muaj nga konfirmimi i rastit te pare me Covid-19 ne vendin tone, ku cdo mase e marre ka qene e pamjaftueshme, ose totalisht absurde. Si rrjedhoje, ndonese jemi nje vend i vogel dhe qe mund ta perballojme me mire pandemine, gjendemi perpara nje kaosi total ku qytetaret e prekur nga ky virus tinezar u duhet ta perballojne te vetem ate.

Kostot katastrofike te “shendetesise falas” po i ndjejme cdo dite kur paguajme faturat ne farmaci, kur marrim me qira aparaturat e oksigjenit dhe kur therrasim infermieret te na sherbejne ne shtepi. Mjeket dhe infermieret e rraskapitur nga muaj te tere ngarkese fizike dhe psikologjike, nuk kane kushtet, mjetet dhe medikamentet e nevojshme per lehtesimin e punes se tyre.

Perkatesisht, ne Spitalin e Durresit, qyteti i dyte me i madh ne vend, gjenden vetem 12 aparatura per oksigjen, ku vetem 8 prej tyre jane te mirefillta dhe 4 jane te sajuara (!!). Me hapjen prej sot te repartit te kujdesit Paliativ per te semuret me Covid-19, shtohen vetem 8 bombula oksigjeni.

Pra, Spitali i Durresit mund t’i sherbeje gjithsej 20 personave me Covid-19, duke rrezikuar edhe te tjeret qe kane nevoje per mjekimin nga semundje te tjera.

Ndonese kishin plot 8 muaj per te shtuar kapacitetet, sot gjendemi perpara nje kaosi ku te semuret dhe mjeket nuk kane as infrastrukturen bazike per te lehtesuar trajtimin e rasteve.

Keto muaj e kane bere edhe me te dukshem deshtimin e Rames, pasi nuk mund te besh shendetesi me PPP dhe nuk mund te luftosh pandemine me lajmet alternative te ERTV-se. Fakti eshte se Rama u ka vjedhur qytetareve ne nevoje per trajtim dhe mjekeve ne sherbim, jo vetem mundesine per te perballuar sic duhet pandemine, por edhe dinjitetin.

2 20

Artikulli paraprak“Retro” infektoi masivisht Gjirokastrën, papërgjegjshmëri dhe arrogancë e Rilindjes!
Artikulli tjetër260 efektivë policie të prekur me Covid-19 karantinohen në banesa, 3 shtrohen në spital