18 vjeçari denoncon nga burgu: Torturat ndaj meje në Komisariat nga Drejtori dhe 4 policë

Daniel Drobaj, 18 -vjeçari i cili është akuzuar se qëlloi me kapsollë efektiven Ina Nuka, gjatë protestës para Kuvendit, në një lidhje telefonike për Fax News nga ambientet e paraburgimit në Fushë-Krujë, i kërkoi falje publike polices.
Ai u shpreh se qëllimi i protestës së tyre ishte për të mbrojtur banesën dhe jo për të lënduar policinë.
“Dua të kërkoj falje publikisht, edhe nëse është kapsolli që kam hedhur unë ai që ka lënduar efektiven. Nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte ajo që kërkonim ne. Kemi dalë për të mbrojtur pronën tonë dhe nuk doja të dëmtohej efektivja”, tha Drobaj.
Daniel Drobaj u shpreh se gjatë shoqërimit në polici është dhunuar me grushta dhe shpulla nga 4 civila dhe nga drejtori.
“Kur jam shoqëruar për në komisariat jam dhunuar nga katër civilia dhe drejtori. Kur kam shkuar në komisariat po ashtu jam dhunuar dhe nga drejtori. Me grushta, me ofendime dhe shpulla nga më të ndryshmet. Këtu jam mjekuar, po më kanë dëmtuar civila, gjatë momentit të shoqërimit. Ndihem më mirë, tani. Na kanë pritur shumë mirë dhe kemi mbështetje. Familjarët nuk i kanë lejuar që ti takoj për shkak të festave. Unë jam 18-vjeç dhe nuk kam bërë një gabim që jam këtu dhe më kanë ndërprerë shkollën. Jam në shkollë në vit të parë për Inxhinieri Ndërtimi, dhe kam mbaruar gjimnazin me mesataren 9.5”, theksoi Drobaj.

Artikulli paraprakProtoduari flet nga paraburgimi: As bukë s’më kanë dhënë, Edi Rama ta harrojë se mund t’i marrë ato prona
Artikulli tjetër29 nëntori, data e fallsifikimit të historisë nga Enver Hoxha me urdhër të Beogradit