Basha: Inceneratorët janë aferë e pastër kriminale! Padi në prokurori për të tre gënjeshtrat e vemjes dhe shefit të tij

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se, inceneratorët janë aferë e pastër kriminale, pyetja është se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve?! Ku janë?!

“Është e qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim krizën të përparojë në mënyrë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, t’i vjedhë dhe t’i gllabërojë. Dhe këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Basha deklaroi se, për të tre gënjeshtrat e vemjes që bëhen për të shmangur vëmendjen nga aferat e tij dhe të shefit të tij është dorëzuar padi në prokurori.

Zoti Basha ju thoni se do të anuloni koncensionet korruptive me ardhjen në pushtet? Por a e keni menduar mënyrën se si do t’i anuloni këto koncensione, sepse çdo prishje kontrate mund të ketë kosto në paratë e shtetit?

Basha: Çdo kontratë e lidhur në kundërshtim me ligjin dhe në thyerje të ligjit, çdo kontratë e lidhur në kushtet e korrupsionit, është e pavlefshme me efekt prapaveprues.

Ne kemi një plan të detajuar të cilin e kemi bërë prezent para shumë kohësh dhe brenda javës së ardhshme do ta shpalosim hap pas hapi, që nga ngritja e strukturës së veçantë shtetërore që do të bëjë shqyrtimin e çdo kontrate korruptive, tek kriteret që do të ndiqen për çdo kontratë korruptive dhe deri tek mekanizmi i anulimit, i vënies para përgjegjësisë së autorëve dhe ndjekjes së parave të marra nga paratë e shqiptarëve kudo që ato të jenë.

Artikulli paraprakBasha: Kriza është e dyfishtë; shëndetësore dhe ekonomike! T’u rimbursohen urgjent ilaçet pacientëve me Covid që kurohen në shtëpi
Artikulli tjetërReagimi i fortë, Prokuroria italiane: Pas aferës së inceneratorëve qëndron organizata mafioze Ndragheta