Mjeku denoncon skandalin: Dje kanë humbur jetën 12 qytetarë nga Covid-19 jo 5 siç u raportua nga qeveria

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, mjeku Gazmend Koduzi akuyon qeverinë për fshehjen e jetëve të humbura nga Covid-19.

Nënjë postim në Facebook, Koduzi shkruan se, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 pacientë në një prej spitaleve Covid dhe jo 5 siç u raportua nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Koduzi shprehet se, një nga çështjet që ka cënuar besueshmerinë e institucioneve shëndetësore në sytë e qytetarëve është transparenca dhe vërtetësia e shifrave të publikuara.

Postimi i Gazmend Koduzit

Nje nga ceshtjet qe ka cenuar besueshmerine e institucioneve shendetesore ne syte e qytetareve eshte transparenca dhe vertetesia e shifrave te publikuara. Ne nje nga spitalet covid dje kane humbur jeten 12 qytetare, nderkohe qe ne raportimin ditor jepen vetem 5.

Nepermjet mos raportimit korrekt apo manipulimit te shifrave, edhe treguesit shendetesore qe maten bazuar ne keto te dhena nuk jane reale. Nuk permiresohet situata duke manipuluar shifrat por duke investuar ne forcimin e sistemit shendetesor, zbatuar trinomin testim-gjurmim-trajtim, si dhe motivuar stafin mjeksor me 1000 Euro per mjeket dhe 700 Euro per infermieret kudo qe punojne.

Artikulli paraprakE emëruara e Trump për Gjykatën e Lartë, rol deçiziv për vendimin e votimit me postë në zgjedhje
Artikulli tjetërHumb jetën nga Covid-19 gazetari