Ambasadori britanik e thotë qartë: Qeveria britanike e zhgënjyer me Ramën

Ambasadori Britanik në Tiranë Duncan Norman është treguar i drejtpërdrejtë në lidhje me miratimin e njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor nga Edi Rama.

Duke folur nga Korça, Norman është shprehur se ‘qeveria britanike është e zhgënjyer, që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çka ishte dakortësuar në 5 qershor, dhe ky pozicion joni nuk ka ndryshuar’.

Pjesë nga deklarata e ambasadorit Duncan Norman:

Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar.

Ajo çfarë ka ndryshuar është ajo çfarë ka pasur me ndryshimet kushtetuese pas miratimit, që shkoi përtej asaj çka ishte ne marrëveshjen e 5 qershorit.

Qeveria britanike është e zhgënjyer, që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çka ishte dakortësuar në 5 qershor, dhe ky pozicion joni nuk ka ndryshuar.

Arsyeja pse jam i zhgënjyer është fakti që Shqipëria ka një kohë të gjatë të bërjes së reformave në mënyrë konsensuale, por këtë herë fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi.

Nuk është e drejtë për mua që të komentoj atë që është e drejtë apo jo e drejtë për një president të një vendi (Ilir Metës)

Është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të formohet sa më parë, sepse mendoj që gjykata kushtetuese luan një rol të rëndësishëm përsa i përket zgjedhjeve por gjithashtu në një nivel më të gjerë se ajo, pra duhet të jetë një prioritet absolut formimi i Gjykatës kushtetuese.

Përsa i përket zgjedhjeve të lira e të ndershme çdo shtet mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, per sa kohë politikanët punojnë së bashku për ta bere këtë gjë te ndodhi.

Dëshira ose vullneti në politikë shumë më i rëndësishëm sesa sistemi.

Artikulli paraprakEkspertja Britanike: Sistemi imunitar nuk mund të “forcohet”
Artikulli tjetërReagimi i fortë i ish-Presidentit: Opozita do të heqë grabitësin dhe mashtruesin nga zyra kryeministrit!