Individët me sëmundje të rënda dhe Covid-19

Nga Ilir ALLKJA
mjek

Rishikime janë bërë hera herës në klinikën e sëmundjes së COVID-19 në individë që vuajnë nga sëmundje të tjera të rënda, të cilat mbështesin rrezikun e shtuar të COVID-19 të rëndë në mesin e individëve me kancer.

Njerëzit e çdo moshe me kushte të caktuara mjekësore janë në rrezik të shtuar për sëmundje të rëndë nga COVID-19:

Njerëzit e çdo moshe me kushtet e mëposhtme janë në rrezik të shtuar për të kaluar formën e rëndë të sëmundjes COVID-19.
Më poshtë listohen disa:

– Kanceri.

– Sëmundja kronike e veshkave.

– SPOK (sëmundje pulmonare obstruktive kronike).

– Imuniteti i kompromentuar (sistemi imunitar i dobësuar).

– Obeziteti (indeksi i masës trupore [BMI] prej 30 ose më i lartë)

– Sëmundje të zemrës, të tilla si insuficienca , sëmundja e arterieve koronare ose kardiomiopatitë.

– Sëmundja të rruazave të gjakut.

– Diabeti mellitus tipi 2.

COVID-19 është një sëmundje e re. Aktualisht ka të dhëna dhe informacione të kufizuara në lidhje me ndikimin e kushteve themelore mjekësore dhe nëse ato rrisin rrezikun për sëmundje me simptoma të rënda nga COVID-19. Bazuar në ato që dimë në këtë kohë, njerëzit me kushtet e mëposhtme mund të jenë në një rrezik të shtuar për sëmundje të rëndë nga COVID-19:

-Astma (mesatare-e rëndë)

-Sëmundjet cerebrovaskulare (prekin enët e gjakut dhe furnizimin e trurit me gjak)

-Fibroza cistike.

– Hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut.

-Gjendja e imunokompromentuar. (sistemi imunitar i dobësuar) nga transplantimi i gjakut ose palcës së kockave, mangësitë imunitare, HIV, përdorimi i kortikosteroideve ose përdorimi i ilaçeve të tjera që shkaktojnë dobësimin e sistemit imunitar.

– Disa kushte neurologjike, siç është demenca.

– Sëmundje e mëlçisë.

– Shtatzani.

-Fibroza pulmonare (dëmtim i përhershëm i indeve të mushkërive).

– Pirja e duhanit.

-Talasemia (një lloj çrregullimi i gjakut, i përhapur në vendin tonë sidomos në zonën e Myzeqesë).

-Diabeti mellitus tip 1.

– Fëmijët që kanë probleme mjekësore; neurologjike, gjenetike, metabolike, ose që kanë sëmundje kongjenitale (të lindura) të zemrës, mund të rrezikojnë më shumë për sëmundje të rëndë nga COVID-19 në krahasim me fëmijët e tjerë.

Ftoj të gjithë lexuesit të kuptojnë se kjo nuk është një listë fikse, kjo listë mund të përditësohet, të ndryshohet në çdo kohë, duke iu nënshtruar një ndryshimi potencialisht të shpejtë pasi shkenca evoluon.

Si të ulni rrezikun tuaj për të marrë COVID-19?

E rëndësishme për njerëzit në rrezik të rritur për t’u infektuar nga COVID-19, dhe ata që jetojnë me ta, të mbrojnë veten nga marrja e COVID-19.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe për të ndihmuar në zvogëlimin e përhapjes së virusit që shkakton COVID-19 është:

1- Kufizoni bashkëveprimet tuaja me njerëzit e tjerë sa më shumë që të jetë e mundur.

2-Merrni masa paraprake për të parandaluar marrjen e COVID-19 kur bashkëveproni me të tjerët.

Nëse filloni të ndjeheni të sëmurë dhe mendoni se mund të keni COVID-19, kontaktoni me mjekun tuaj, ose numrin127.

Njerëzit në rrezik të shtuar të kalimit të sëmundjes së rëndë nga COVID-19, dhe ata që jetojnë me ta, duhet të marrin parasysh nivelin e tyre të rrezikut para se të vendosin të dalin dhe të sigurohen për të mbrojtur veten e tyre.

Konsideroni të shmangni aktivitetet kur marrja e masave mbrojtëse mund të jetë e vështirë, siç janë aktivitetet ku distanca fizike nuk mund të mbahet (dasma, fejesa, festa, koncerte,radhë etj).

Të gjithë duhet të ndërmarrin hapa të sigurtë për të parandaluar marrjen dhe përhapjen e COVID-19 për të mbrojtur veten e tyre, njerëzit e tyre, kolegët e tyre si dhe njerëzit që kanë një rrezik të shtuar për të kaluar sëmundje të rëndë ( kushtet që u përmendën më lart).

Mos harroni të mbani maska të sigurta, në mënyrë të sigurtë dhe ti ndërroni shpesh.

Në përgjithësi, me sa më shumë njerëz të bashkëveproni, aq më i lartë rreziku për të marrë dhe përhapur COVID-19.

Nëse vendosni të përfshiheni në aktivitete publike, vazhdoni të mbroheni duke praktikuar veprimet e përditshme parandaluese.

Mbajini gjithmonë me vete dhe përdorni ato kur ështëe nevojshme: një maskë të sigurtë, kartëpeceta dhe një dezinfektant dore me të paktën 60% alkool, nëse është e mundur.

Nëse është e mundur, shmangni të tjerët që nuk mbajnë maska ​​ose kërkoni nga të tjerët përreth jush të mbajnë maska.

A po i vazhdoni vizitat personale me familjen dhe miqtë?

Këtu janë disa gjëra që duhet të konsideroni se ndihmojnë që vizita juaj të jetë sa më e sigurt:

Ju mund të shtyni ose anuloni një vizitë

Eshte e keshillueshme të shtyhet ose anullohet një vizitë nëse ju ose njerëzit që do të viziton, kanë simptoma të COVID-19 ose keni qenë të ekspozuar ndaj dikujt me COVID-19 në 14 ditët e fundit.

Kushdo që ka pasur kontakte të ngushta me një person me COVID-19 duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të monitorojë për simptoma, vizitat tek familjarët , miqtë etj, presin.
Shëndeti është mbi gjithçka.

(Disa opinione janë përkthyer nga Centers for Disease Control and Prevention)

Artikulli paraprakEdhe Gruevski i “fitoi” zgjedhjet, por nuk ia doli dot t’i rezistojë presionit të Perëndimit
Artikulli tjetërRisia në përzgjedhje/ Zbardhen emrat e personaliteteve në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD