Nuk ka gjë më kriminale për një Qeveri, se sa të privojë liritë e popullit të saj!

PhD Ilir PECNIKAJ

Një lumë “aktesh normative” ka nxjerrë kjo qeveri këto kohë, njëri më antiligjorë se tjetri. Kuptohet që këtu është mendja përverse e qeverisë dhe dora e Komitetit Teknik, që po luftojnë ditë e natë për realizimin e qëllimeve të tyre të errta. “Lufta” e tyre ka arritur deri aty sa të gjejnë edhe shkaktarët e përhapjes së virusit në vendin tonë, ku një ndër to qenka MUZIKA, dhe për këtë kjo qeveri e nxjerr jashtë ligjit, kuptohet me orare, sepse pas orës 20:00 muzika, sipas gjithologëve të K.T, bëka kërdinë (sa Talebane aq edhe perverse si ide) . Kjo vjen nën vazhdën e shumë normativave të tjera si;

Publikimit nga ana e ministres Manastirliu të videove:
• Ku maskat mund të bëhen nga çorapet dhe të lahen në lavatriçe me të brendshmet
• Ku serumi shpërndahet me shishe uji “Lajthiza” (dhe këtu ka shpërthyer një luftë e madhe tregtare, pse nuk kanë përdorur Dukat, Tepelena, Qafë Mali, Qafshtama, e ku di unë).

Pas liberalizimit të pjesshëm, për bërjen e analizave seriologjike, ku dhe këto ishin të ndaluara me “akte normative” dhe të centralizuar në një dorë të vetme. Po me “akte normative” futën duart në xhepat e qytetarëve, duke i detyruar ata të blejnë çdo ditë maska, të çdo çmimi qofshin ato.

Akte Normative që ju’a kalojnë edhe Talebanve.

Por bëmat e tyre nuk janë veç sa më sipër, por perversiteti i tyre shtrihet në kohë.

Javës së kaluar, vetë me duart e saj dhe me një maskë trendi, ministrja Manastirliu inauguroi laboratorin e dytë, pas më shumë se 4 muaj pandemi, për realizimin e analizave molekulare (tamponeve) në QSUT.

Me një gjë të tillë, të gjithë menduam se do të kishim të paktën dyfish analiza më shumë në ditët që pasojnë.

Por çfarë ndodhi?

Ne kishim dyfish më pak, kishim plot 267 analiza të tamponeve. Duke qënë se gjithmonë është thënë se “djalli qëndron në detaje”, dhe nga një herë detajet janë aq idiote dhe kriminale sa është e vështirë ti konceptosh.

Mund të shikojmë se që nga ngritja e menjëhershme e numrit të të infektuarve, në mes të qershorit, pastaj kishim një qëndrim thuajse konstant. Rritje të numrit të tamponeve, rritje të personave pozitiv dhe anasjelltas, por raporti ishte thuajse konstant, në dukje për rreth 4-5 tampone, një tampon pozitiv, por pas përllogaritjeve të duhura ky raport zbriste në 2,2-3 tampone / 1 pozitiv.

Lind pyetja, kaq budallenjë janë këta të Komitetit Teknik, të cilët nuk ngrejnë zërin për më shumë tampone?!

Me shifrat e djeshme 267 tampone, ku 81 dolën pozitive, dhe me disa deklarata nën zë të ndonjërit prej tyre, e nxorën kokën dhe dje dolën hapur në konkluzionin e tyre “JEMI DREJT TRANSMETIMIT KOMUNITAR”.

Çfarë do të thotë kjo? Me fjalë të thjeshta “VIRUSI KA MARRË KONTROLLIN MBI NE, DHE JO NE MBI VIRUSIN”.

Që këtu mund të themi se Komiteti Teknik nuk janë budallenjtë. Këta kanë direktiva të qarta, që të na mbushin mendjen ne dhe botës se tani jemi në “transmetim komunitar” sepse e dinë fare mirë se për një gjë të tillë, Europa dhe e gjithë bota do të na mbyllin kufijtë. Në një situatë të tillë, qeveria kalon në planin e shumë pritur prej saj; atë të vjedhjeve me justifikimin se ne po bëjmë çdo gjë për “daljen nga kriza”. Qeveria minimalist po kerkon;

1. Të ngre borxhin publik sa të duan, mbi 80%
2. Dhe në këtë “zhurmë” të ndryshojë ligje, deri dhe ndryshimin e Kushtetutës,

E gjithë kjo në shërbim të fushatës elektorale, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin edhe një legjislaturë tjetër.

Kjo që po kurdisni/et në emrin tuaj K.T është kriminale dhe dikush duhet me doemos të paguajë pasojat.

Para ca kohësh i jam lutur qeverisë mos na mbyllni si midhjet e Butrintit (Eksporti i tyre u mbyll në epidemi e kolere se Beratit) për të mos u hapur më kurrë.

Populli shqiptarë, fitoren më të madhe që ka pasë në këto shekuj është ajo e lëvizjës së lirë. Ju po ia privoni edhe këtë.

Turpi do t’ju ngjitet nga pas për shekuj juve si Komitet Teknik sepse qeveria turpin ka kohë që e han me bukë.

Artikulli paraprakHeronjtë që lihen pa shpërblim dhe ekspozohen ndaj Covid-19!
Artikulli tjetërShqipëria ndër 7 vendet europiane me lindshmërinë më të ulët për 2018