Mazhoranca rrëzon dekretin e presidentit, qëndrojnë në fuqi gjobat ndaj mediave

Me 16 vota pro dhe asnjë kundër është rrëzuar dekreti i presidentit Meta për heqjen e gjobave që u janë vendosur mediave, në kohën e pandemisë, dhe gjendjes së jashtëzakonshme.

Ishte relatorja e çështjes Klotilda Bushka ajo që propozoi fillimisht rrëzimin e dekretit, me pretendimin se e drejta e jetës prevalon mbi të gjitha të drejtat e tjera kushtetuese, mes të cilave është dhe e drejta për t’u informuar.

Qendrimi i saj u miratua nga të gjithë deputetët e pranishëm në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve.

Presidenti Meta deklaronte se nuk do të dekretonte asnjë ligj që cenon lirinë dhe pavarësinë e medias. “Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19.

Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias”, thuhej në mesazhin e presidentit Ilir Meta.

Në shpjegimin që i bënte kthimit të ligjit, kreu i shtetit thekson se detyrimi i televizioneve për të ftuar jo më shumë se dy persona në studio (përndryshe gjobiten me 1 mln lekë) është joproporcionale në raport me rrezikun dhe shkel të drejtën e informimit.

Artikulli paraprakBerisha nxjerr videon: Rama premtoi rritje rrogash 40%, sot shqiptarët marrin 30% më pak
Artikulli tjetërBasha në Kosovë për shqiptarët, Rama te Pallati i Kongreseve për hallin e tij