Berisha nxjerr videon: Rama premtoi rritje rrogash 40%, sot shqiptarët marrin 30% më pak

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video me gënjeshtrat e Ramës për rritjen e pagave. “Edvin Kristaq Gënjeshtra premtoi rritje rrogash, por sot shqiptarët marrin 30% më pak se sa vendet e tjera të rajonit dhe kanë çmimet më të larta në rajon”, shkruan Berisha një analizë faktesh dhe ballafaqim me të vërtetën me video.

“7 vite më parë, pas rritjeve të rrogave në periudhën 2005-2013, ata kishin pagën mesatare më të lartë në rajon”, nënvizoi Berisha, ndërkohë që video-fakti në vijim publikuar në Facebook zbulon të vërtetën e një gënjeshtre të madhe elektorale të Kryetarit të PS – Kryeministër.

Rama në 2017: “Ne, para përfundimit të mandatit, bëmë rritjen më të madhe të rrogave…”

E vërteta: Në Shqipëri, paga për një të punësuar në çfarëdo sektor apo nivel, është më e ulëta në rajon.”

Rama në 2017: “Ne, në mandatin që vjen, do t’i rrisim me 40%, rrogat”.

E vërteta: Paga mesatare në Shqipëri për vitin 2019, ishte 420 euro, që është të paktën 30% më e ulët se e gjithë vendeve të tjera të rajonit”.

Rama në 2017: “Do t’i rrisim me 40% rrogat…”

E vërteta: Ndërsa prej vitesh, rritja e pagës nuk është prioritet prej qeverisë”.

Rama në 2017: “Do t’i rrisim me 40% rrogat…”

E vërteta: Gënjeshtar!

Edvin Kristaq Genjeshtra premtoi rritje rrogash por sot shqiptaret marrin 30% me pak se sa vendet e tjera te rajonit dhe kane çmimet me te larta ne rajon. 7 vite me pare pas rritjeve te rrogave ne periudhen 2005-2013 ata kishin pagen mesare me te larte ne rajon. sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 20. Juli 2020

Artikulli paraprakVetëposhtërimi i Ramës sot në Këshillin Politik
Artikulli tjetërMazhoranca rrëzon dekretin e presidentit, qëndrojnë në fuqi gjobat ndaj mediave