SOS! Prag kolapsi i sistemit shëndetësor! Nuk ka veshje speciale për mjekët e Urgjencës, reagon Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha, pasi është vënë në dijeni për situatën e vështirë me të cilën po përballen mjekët dhe personeli brenda Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, në kushtet e shtimit të pacientëve me koronavirus, ka dhënë sinjalin SOS!

Sipas informacionit që ka marrë Berisha, nuk ka veshje speciale për mjekët e Urgjencës, që merren direkt me të sëmurët me COVID-19. Në vend të kostumeve mbrojtëse të veçanta, u japin një përparëse letre dhe një maskë të thjeshtë kirurgjikale.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

SOS
Prag kolapsi te sistemit shendetesor!

1-Nuk ka veshje speciale per mjeket e urgjences qe merren direkt me te semuret me covid19

2-Ne vende te kostumeve mbrojtese te veçanta u japin nje perparese letre dhe nje maske te thjeshte kirurgjikale. sb

Dr mirmbrëma!
Dje dhe sot Qendra Kombëtare e Urgjences Mjekësore nuk jep më veshje speciale për ekipet mjekësore që vizitojnë apo transportojnë të sëmurë të dyshuar me Covid-19, por një përparëse te thjeshtë prej letre si dhe maskë e thjeshtë kirurgjike.

Sot shefi i sherbimit të Urgjencës në QSUT, Eqerem Hasani, e ka miratuar verbalisht këtë veshje e cila është absolutisht e papërshtshme për rastet infektive, aq me.pak te infeksionit Covid19.

Nëqoftëse vazhdon kështu, jemi ne prag të kolapsit te sistetmit shëndetësor.

Në një situatë që mund të infektohen qindra mjekë e infermierë, shumë të tjerë ndoshta mund të tërhiqen nga puna, duke çmuar si më të shtrenjtë jetën se sa detyrimin per t’ju shërbyer pa kushte mbrojtëse njerzve në nevojë.

Drejtori i QKUM, Skender Brataj në vend të qetesoje stafet mjekesore dizinformon publikun neper tv.

Duke ju falenderuar per vemendjen ju uroj natën e mirë!

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh? Pritet të mbyllet sërish transporti urban në Tiranë
Artikulli tjetërMos i hidhni kurrë farat e shalqinit, mësoni tani çfarë mrekullie bëjnë ato…