Eurodeputetja: Të hetohen autorët e shembjes së Teartrit Kombëtar dhe përdorimin e forcës! Të monitorohen fondet për Shqipërinë

Shembja e Teatrit Kombëtar nga qeveria Rama u diskutua këtë të hënë në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Përfaqësuesja e Komisionit, Angelina Eichorst u shpreh se i është kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve.

Ndër të tjera përfaqësuesja e Komisonit theksoi se shembja e Teatrit që nuk duhet të ndodhte, nuk duhet të heqë vëmendjen nga sfidat për të çuar përpara ngjarjen tjetër më të rëndësishme të muajit mars duke iu referuar reformës zgjedhore.

Eurodeputeti Zovsko kërkoi që të ketë një monitorim të rreptë lidhur mbi fondet që jepen për Shqipërinë pas shembjes së Teatrit dhe tenderave për ndërtimin në këtë zonë.

‘Çështja e Teatrit pati jehonë ndërkombëtare: Do doja të dinim më shumë për informacionet që vijnë rreth tenderave dhe planit për të ndërtuar në këtë zonë. Shqipëria ka marrë shumë fonde për rindërtimin, besoj se duhet të vëzhgojmë këtë procedurë më shumë vëmendje’.

Ndërsa eurodeputetja Geneoveva Calavera theksoi: “Duhet ruajtur trashëgimia kulturore dhe ligji i së drejtës. Kemi kërkuar disa herë dialog lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar”.

Artikulli paraprakEurodeputetët: Rama më i ashpër me gazetarët se sa me trafikantët, nuk ka asnjë informacion për dosjet 184 dhe 339 të vjedhjes së votave
Artikulli tjetërKritika të forta ndaj qeverisë Rama/ Televizionet në Shqipëri ndërpresin transmetimin e Komisionit të Jashtëm në PE