Eurodeputetët: Rama më i ashpër me gazetarët se sa me trafikantët, nuk ka asnjë informacion për dosjet 184 dhe 339 të vjedhjes së votave

Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian ka nisur diskutimet posaçërisht për situatën aktuale në Shqipëri.

Ky rend dite i pazakontë u lajmërua nga kreu i komisionit David McAllister.

Deri tani, kanë diskutuar për Shqipërinë raporteri David Lega dhe eurodeputeti Gahler, koordinator i EPP për komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Lega është shprehur se, ‘qeveria tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët. Derisa ky raport të ndryshojë, Shqipëria nuk mund të hapë negociatat me BE’.

Eurodeputeti Gahler ka vënë në dukje se, nga Shqipëria nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet e shitblerjes së votave, dosjen 184 të Dibrës dhe 339 të bandave të Durrësit me kryebashkiakun Vangjush Dako.

Lufta kundër krímit të organizuar dhe hetimi i kujtdo që është përfshirë në shitblerjen e votave janë 2 nga 15 kushtet e BE që Shqipëria duhet të përmbushë përpara nisjes së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit.

Artikulli paraprakPublikohet mesazhi: Kopja plasi sheshit dhe ndihma ishte e ngjashme me qeset që shpërndante qeveria për militantët
Artikulli tjetërEurodeputetja: Të hetohen autorët e shembjes së Teartrit Kombëtar dhe përdorimin e forcës! Të monitorohen fondet për Shqipërinë