Nishani: PE ju dha një flakurimë turinjve rilindasve, e ktheu në ligj detyrimin për të dënuar hajdutërinë e zgjedhjeve

Nga Bujar NISHANI

Përpjekjeve shumëpalëshe, të turpëshme e mjerane, në thelb antievropiane e antishqiptare, që “kaurdiseshin” në Tiranë për t’i bishtnuar 15 kushteve për Integrimin Evropian të Shqipërisë, ju dha një flakurimë turinjëve.

Parlamenti Evropian ktheu në ligj, detyrimin e qeverisjes së rilindsve në Tiranë për të dënuar hajdutërinë e zgjedhjeve, luftën ndaj krimit të organizuar, dënimin e korrupsionit të qeveritarëve të lartë, çlirimin e shtetit nga kapja, kthimin e lirive shqiptarëve, tërheqjen nga tradhëtia kombëtare etj., etj.

Evropa bëri tashmë një ligj duke ju treguar qartë e hapur shqiptarëve se kush është përgjegjësi që ka bllokuar afrimin e tyre më pranë standarteve, lirive, prosperitetit evropian.

Topi tashmë është në fushën e popullit shqiptar!

Përballë tyre si barrikadë qëndron sekti anarkist i rilindsve!

A dëshirojnë shqiptarët ta thyejnë këtë barrierë, të kalbur tashmë?

#TëRingremëShqipërinë 🇦🇱

Artikulli paraprakKush është ish-gjyqtari që humbi jetën sot nga Covid-19
Artikulli tjetërDitë e trishtë për Shqipërinë!