Skandal! Drejtori i Postës së Pogradecit i jep me qera institucionit që drejton objektin e vet, fut në xhep lekët e shtetit

Drejtori i Postës së Pogradecit, Valter Gora i ka dhënë me qera institucionit që drejton objektin e vet, duke futur në xhep lekët e shtetit.

Ky skandal është denoncuar nga një qytetare nga Pogradeci e cila i është drejtuar redaksisë së gazetës tonë duke dërguar edhe fotot që po publikojmë.

Drejtorët e “Rilindjes” janë aq të pa ngopur sa nuk lenë mënyrë dhe mjet për të xhvatur lekët e shtetit.

Postimi i plotë i qytetares nga Pogradeci

Përshëndetje RD. Urime për informacionin nëpërmjet gazetës suaj. Jam 1 qytetare e Pogradecit dhe dua të ndaj dicka me ju. Valter Gora, militant i PS dhe aktualisht në postin e drejtorit të Postës qarku Korçë, i ka dhënë me qera postës (pra institucinit që drejton) ambjentin e tij personal. Pra drejtori favorizon veten dhe i jep vetes qeranë e shtetit. Bashkangjitur po ju çoj fotot e godinës në fjalë. Punë të mbarë.

pogradec

Artikulli paraprakLuçiano Boçi i përgjigjet sulmit të Besa Shahinit ndaj pedagogëve
Artikulli tjetërPunonjësja e Bashkisë së Lezhës infektohet me Covid-19 në QSUT, izolohet drejtoria