Shkarkimi i 80 punonjësve tatimorë, Berisha publikon dëshminë e punonjëses: Jemi shkarkuar pa asnjë motivacion…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot, shkarkimin e 80 punonjësve tatimorë gjatë periudhës kur vendi ishte në karantinë, që nuk është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Pasi mediat e kanë zbuluar këtë fakt, Berisha ka sjellë sot edhe dëshminë e një viktime të kësaj furtune shkarkimesh, të një punonjësi me përvojë 10-vjeçare, që është detyruar t’i futet rrugës gjyqësore për t’u rikthyer në detyrë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

80 punonjës pushohen nga puna gjatë karantinës!

Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital.

Përshëndetje z. Berisha!

Duke marre shkas nga publikimet e disa portaleve sot mbasdite lidhur me largimin e 80 inspektorëve të Drejtorisë së Tatimeve, është një lajm i vërtetë, pasi unë jam një prej të larguarëve.

Marr shkas t’ju shkruaj pasi ky lajm është mohuar nga Drejtoria e Tatimeve si i pavërtetë.

Ne jemi shkarkuar pa asnjë motivacion, thjesht për arsye ristrukturumi. Kjo ka ndodhur para një muaji gjatë karantinës. Një pjesë e të larguarve jemi me një eksperiencë mbi 10 vite pune.

Do t’ju lutem që ta bëni publik këtë lajme pasi është shumë e padrejtë e gjithë kjo që po ndodh. Ju lutem të jetë anonim, pasi jam në proces gjyqësor.

Ju uroj shëndet e gjithë të mirat!

Artikulli paraprakSi të ulet sheqeri pa ilaçe: Pesë receta nga mjekësia popullore!
Artikulli tjetërKupola e Policisë Kufitare ndalohet nën dyshimin për trafik qeniesh njerëzore