1 i vdekur dhe dy të plagosur në aksident

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mëngjesin e djeshëm në aksin Fier-Lushnjë. Një person humbi jetën kur një autoveturë tip “Mercedes – Benz” u përplas me një zetor që transportonte prodhime bujqësore.
Viktima është drejtuesi i zetorit, Erion Balla, 26 vjeç. I plagosur mbeti 40-vjeçari G.H që ndodhej në zetor, i cili është dërguar në spital, si dhe drejtuesi i autoveturës. Policia dyshon se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia dhe një manovër e gabuar e mjeteve.

Artikulli paraprakGjendet një trup i pajetë në plazhin e Sarandës
Artikulli tjetërKush garanton për kursimet e qytetarëve nëpër banka?