Zyrtarja e Bashkisë: Këngëtari serb, Bregoviç është ftuar në Shqipëri nga Rama në…

Prania e këngëtarit serb, Goran Bregoviç në festën e birrës që do zhvillohet në Korçë nga data 18 deri në 22 gusht ka nxitur revoltë në mbarë trojet shqiptarë, teksa ky evetn vjen vetëm pak ditë pas takimit të radhës së trojkës për Ballkanin e Hapur.

Bregovic, të cilit Edi Rama në kohën kur ishte kryetar bashkie në Tiranë i dhuroi çelësin e kryeqytetit në 20006 është konsideruar si frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kallashnikov”.

Po në vitin 2006 Bregoviç zhvilloi dhe një koncert ne Tiranë, kohë që përkoi me Ramën si Kryebashkiak, ndërsa këtë herë zbarkimi i tij në Tiranë përkoi edhe vizitën e Grenell, i cili pak ditë më parë vizitoi edhe Serbinë.

Revolta nisi në rrjet, ku këngëtarë nga mbarë trojet shqiptarë si Noizy, Genc Prekvulaj, Vesa Luma, Besa Kokëdhima, apo Unikatil dolën hapur kundër pranisë së Bregoviç në Shqipëri, duke bërë thirrje për bojkot. Këngëtari Kapital T i pranishëm në aktivitet refuzoi pjesëmarrjen, ndërsa nuk kanë munguan paralajmërimet as nga tifogrupi kuq e zi dhe shoqatat e tjera patriotike.

Por në këtyre reagimeve të këngëtarëve shqiptarë u është përgjigjur me provokim nënkryetarja e Bashkisë së Korçës Benila Tërnova. Në një prononcim për gazetën e Kosovës, “Ekspres”, numri dy i Bashkisë së Korçës është shprehur se shqiptarët janë trima vetëm në Facebook, duke nënkuptuar se askush s`mund të ndalojë koncertin e këngëtarit serb në korcë.

Nuk mendoj që do të ketë ekcese, shqiptarët po të ishin kaq trima, në llafe dhe Facebook janë shumë, po në situatën e zjarreve që po e përfshinë Shqipërinë dhe që po i vënë vetë këta me dorën e tyre. Ky këngëtari, reperi Noizy që ka nxitur një lëvizje është bërë një denoncim sot në policinë në shtetit për të pasur një ndalim të tij se nuk mund të kërcënojë ai ngrihuni dhe t’i biem me shishe të mbushura kujtdo qoftë. Di që do të kishte një reagim të policisë së shtetit për këcënimin e hapur që ka bërë Noizy, besoj edhe për Tifozët KuqeZi sepse çdo kërcënim përbën vepër penale.

Ndërkohë, pas këtij reagimi për median e Kosovës, Tërnova ka folur edhe për mediat shqiptare, duke deklaruar se Bregovic është aty për art dhe jo për politike, ndërkohë për të mbrojtur vendimin e saj Bashkia Korçë, thekson se Bregoviç është ftuar në Shqipëri nga Rama në 2006 dhe ka mbajtur koncert në Tiranë

Pak ditë më parë rrjet u hap një debat i ngjashëm pasi u publikuan video ku pushues festonin më këngët e Cecës, gruas së ish kriminelit famëkeq Arkan në plazhet shqiptare. Arkanë ishte kreu i njësiteve paramilitare që kreu vrasje në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci, ndërkohë ai u ekzekutua në Serbi nga bandat rivale.

Artikulli paraprakBushati: Qeveria po hap rrugën e shkatërrimit dhe betonizimit të Velipojës
Artikulli tjetër5 vjet nga vrasja/ Ina Zhupa: Mos flisni për Reformë në Drejtësi kur vrasësi i Ardit Gjoklajt është i lirë!