Zyrtari rumun jep dorëheqjen pas skandalit në Rio

Financimi i keq i sportit në periudhën pas Luftës së Ftohtë në Rumani po jep rezultatet e saj të këqija në shumë mënyra dhe vendi ka fituar vetëm katër medalje pas nëntë ditësh, vetëm një prej ari, rezultati më i keq që nga viti 1952, raportoi “Agence France-Presse”, AFP.
Por zhgënjimi u kthye në poshtërim teksa fanellat zyrtare u tkurrën pas larjes, logot u hoqën nga bluzat dhe pantallonat pasi lanë njolla boje në trupat e atletëve.
“Do të jap dorëheqjen pas olimpiadës, në mënyrë që një hetim të mund të mos pengohet nga hierarkia”, tha Petrache në një deklaratë zyrtare të hënën.
Policia rumune ka filluar të hetojë kompaninë e Bukureshtit që ka prodhuar veshjet dhe lëshoi një deklaratë duke thënë se dyshojnë për falsifikim.
Vendi që i dha sportit botëror gjimnasten legjendare Nadia Comaneci, me 10-pikëshin e parë perfekt më 1976, po vuan ndërkohë nga fakti se skuadra e gjimnasteve, që ka qenë në podium pa asnjë dështim prej katër dekadash, nuk ia doli të kualifikohej në Rio.
Faji për dështimin iu hodh një eksodi të trajnerëve të mirë në poste të paguara më shumë jashtë vendit, kryesisht në SHBA dhe Francë.

Artikulli paraprakBullgaria i dorëzon Turqisë të kërkuarin nga Erdogan
Artikulli tjetërUkraina i dha strehim disidentit rus