Zyrtare: Katër bankat që pastrojnë paratë e krimit dhe të drogës

Paratë e dyshuara nga trafiku i drogës nuk futen në vendin tonë vetëm me çanta të fshehura, apo nën kroskotët e makinave, ka edhe një metodë tjetër mafioze, siç është transaksioni i dyshimtë nga bankat e nivelit të dytë, apo subjekte të kamufluara finaciare.
Kjo mbetet forma më e përhapur në vendin tonë për pastrimin e parave, duke u kryer transaksione në vlera të mëdha, por që nuk deklarohen.
Në këtë konkluzion arritën ekspertët e Bankës së Shqipërisë, që në raportin e vitit 2017, dalin në përfundimin se 60 subjekte finaciare, prej të cilave katër banka, janë në nivel të lartë risku për pastrimin e parave.
Në mënyrë direkte në opëracionin “lavatriçja”, ka dyshime për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë, sidomos në projekte dhe investime të kamufluara nën nismën PPP (Partneritet Publik Privat).
Disa kohë më parë opozita ngriti shqetësimin se nga kjo formë investimesh po përfitonin grupe kriminale të trafikut të drogës, që duke përdorur bankat e nivelit të dytë, arrinin të kryenin trasnaksione në vlerë të mëdha, që nuk deklarohen.

Më pas këto para injektohen në investime dhe personazhe të ndryshëm me lidhje të forta qeveritare nga trafikantë droge kthehen në “biznesmenë të ligjshëm”.
Një prej subjekteve finaciare të anatemuara nga opozita është edhe banka ku është drejtuese kryesore Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit.
Ndonëse raporti i Bankës së Shqipërisë nuk ka bërë publik emrat e bankave me risk të lartë, dilemat mbesin për transaksione në vlera të mëdha, pa justifikuar burimin e të ardhurave dhe për më shumë pasi kalojën në llogari të ndryshme, fshihen nga sistemi. Referuar rezultateve të vlerësimit që jepen në raport, 20 subjekte janë vlerësuar me rrezik të lartë në pastrimin e parave, ku katër prej tyre janë banka, 18 subjekte financiare jobankare dhe 7 shoqëri të kursim-kredit.
Në këtë mënyrë 3.4 milionë eurot e kapura nga dy makina “Toyota Yaris” ngjanë si “para xhepi” krahasaur me shumat marramendase që transferohen në subjektet finaciare dhe bankat e nivelit të dytë.
“Boldnews.al”

Artikulli paraprakTabaku: Me aferën e Teatrit po pastrohen paratë e krimit dhe të drogës
Artikulli tjetërFundi i Drejtësisë, ligji i ri kthen partinë-shtet që do të vendosë për arrestimet në Parlament