Zv/shefi i komisariatit nr 4 me parcela droge në malësinë e Tiranës

Ish kryeministri Berisha ka publikuar dje denoncimin e një oficeri, sipas të cilit drejtues të lartë të policisë zotërojnë plantacione droge në malësinë e Tiranës. Konkretisht oficeri në denoncimin e tij akuzon zëvendësshefin e komisariatit nr.4, Erjon Dani se zotëron plantacione droge ndërsa publikon edhe lidhjet e tij me trafikantët. “Bandat e drogës brenda policisë së krimit të Ediskobarit dhe Saje qorrit!” thuhet në postimin e Berishës. “”Përshëndetje Doktor! Jam një oficer policie. Doja t’ju bëja me dije se Erjon Dani është zv/shef kom nr. 4 dhe kunati i Artion Dukës, i cili është vënë në këtë detyrë nga ky person pasi së bashku me Fatmir Lleshin kanë mbjellë hektarë me drogë në malësinë e Tiranës. Ky fakt bëhet bindës pasi ky shtetas është lidhje shoqërore e Alban Kujtim Dervishaj i arrestuar në Mallakastër për kultivim të bimëve narkotike, si dhe e një killeri nga Vlora, Flamur Xhemal Peçaj, i cili është trafikant dhe vrasës. Së bashku me këto shtetas Eri i Artionit ka lëvizur dhe jashtë shtetit shumë herë me ‘X6’ e këtyre personave. Mjeti që lëviz jashtë ky person është AA605LF me respekt…” thuhet në denoncimin e postuar nga ish kryeministri Berisha.

Artikulli paraprakBiznesi i çimentos në mbijetesë, shitjet rënie deri në 50%
Artikulli tjetërMalltezi: Votat nuk do mund të numërohen nga “Shullazët” apo “Hakmarrja për Drejtësi”