Zoto: Nuk dhashë urdhër për pajisjen e përgjimit

Ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve Artur Zoto dëshmoi në komisionin parlamentar mbi pajisjen IMSI CATCHER. Zoto mohoi të ketë dhënë urdhër për futjen e mjetit në ambjentet e burgut, me qëllim matjen e lagështirës në ajër.
Ishte drejtor i përgjithshëm i burgjeve në kohën kur mendohet të jetë përdorur pajisja IMSI CATCHER jashtë kornizave ligjore. E pavarësisht kësaj, informacionin e kishte të cunguar.
Pyetjes, sipas tij sugjestionuese, lidhur me makinën, e cila është regjistruar të ketë hyrë në burgun 302 në Tiranë me urdhër të tij, pra drejtorit të përgjithshëm, me qëllim monitorimin (matjen e ajrit në burg), Zoto i përgjigjet me “tabula rasa”.
Mbetet nënshkruesi, Gzim Gjoni.
Oficeri i drejtorit Fatjon Fanaj është personi i cili ka regjistruar, në librin e hyrje-daljeve të burgut, makinën me targë AA 380 BD.
Duke konfirmuar kështu hyrjen e makinës në ambientet e burgut 302, por jo përmbajtjen e saj.
Komisionit, i cili deri më sot ka funksionuar me numrin minimal të deputetëve të nevojshëm për plotësimin e kuorumit, iu desh prezenca e nën-kryetarit të LSI Luan Rama, në mbledhjen e pestë të saj, për të kërkuar një plotësim të dokumentacionit në dispozicion të anëtarëve.

Artikulli paraprakRaporti i KLSH për 2015: Abuzimi qeveritar 920 milionë euro
Artikulli tjetërDenoncimi: Kryepolici mbron autorët që duan të më vrasin