Zjarri në Bibliotekë, për të zhdukur gjurmët e vjedhjeve

Zjarri që ra para katër ditësh në Bibliotekën Kombëtare dyshohet se ka qenë i qëllimshëm për të zhdukur gjurmët e vjedhjeve të librave me vlerë historike si dhe disa dokumentave të rralla. Bëhet e ditur se drejtuesit e Bibliotekës dhe të Ministrisë së Kulturës po ushtrojnë terror, duke mos lejuar mediat të futen në katin e tretë të nëndheshëm ku ra zjarri për të mos zbuluar skandalin e zhdukjes së librave me vlerë të rrallë historike. Krahas librave me vlerë dyshohet se janë vjedhur edhe kodikë të shekullit XVI-XVII.
Studiuesi Gjergji Thimio bëri të ditur për gazetën se, në Bibliotekën Kombëtare ishin depozituar disa dokumenta të rralla nga Biblioteka e Korçës për shkak se kjo e fundit po restaurohet. “Janë zhdukur tre kodikë të shekullit XVI-XVII të Manastirit të Shën Pjetrit dhe Pavlit Vithkuq të Kishës së Postenanit Leskovik dhe Kishës së Shën Thanasit, Voskopjë. Dorëshkrimet e Profesor Spiro Konda, studime pellazgjike, pesë ungjilla me kapakë ari e argjendi të shekullit XVIII. Fondet e Liceut Francez Korçë, etj. Këto dokumenta të rralla ishin depozituar në Biblikotekën Kombëtare nga Biblioteka e Korçës, pasi është në restaurim”, u shpreh Thimio për gazetën.
Drejtuesit e institucionit bënë të ditur se zjarri ka rënë si pasojë e diegies së një neoni në Bibliotekë, por duket si e pabesueshme që zjarri të ketë rënë nga neoni. Edhe në rastin e djegies së provave të drogës në Laboratorin Kriminalistik të Policisë së Shtetit zyrtarët deklaruan se zjarri kishte rënë nga një llampë neoni. Në fak, zjarri ishte i qëllimshëm për të zhdukur provat e drogës së bllokuar nga Prokuroria për të fshehur trafikantët e vërtetë që ishin bashkëpunëtore të policisë. Si ka mundësi që në të gjitha rastet e zjarrit thuhet se shkakartr janë llampat e neonit?
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani bëri të ditur për mediat se, janë djegur libra, të cilët janë të rekuperueshëm, ndërsa tha se nuk është prekur mjedisi ku ruhen vlerat e rralla dhe arkivi shqip i BKSH-së dhe as Baza Elektronike e të Dhënave Kombëtare të BKSH-së. Deklarata e drejtoreshës u bë për të fshehur realitetin, pasi në Bibilotekë jo vetëm që janë djegur libra të rrallë dhe me vlerë historike, por dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm për të fshehur vjedhjet e vlerave historike.
Ndonëse kanë kaluar katër ditë nga zjarri në Bibliotekën Kombëtare, ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi sasinë e librave të djegur, apo rëndësinë e tyre, ndërsa burimet nga Biblioteka kanë bërë të ditur se janë djegur libra të rëndësishëm.
Për këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe ish-Kryeministri Berisha, duke e cilësuar zjarrin në Bibliotekën Kombëtare si zjarrin e shekullit. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruante se, për këtë ngjarje të rëndë ka një mungesë të plotë informacioni. Berisha i bëri thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet dhe të vendosë përgjegjësit para ligjit. “Për të sqaruar të gjitha këto, i bëj thirrje Prokurorisë që në mënyrën më urgjente të bllokojë çdo lloj lëvizje hyrje-dalje në zonën e djegur dhe më gjerë. Të hetojë me përgjegjësi të lartë shkaqet e mundshme të zjarrit elektrik, të qëllimshëm apo nga pakujdesia, dhe të vendosë përgjegjësit para ligjit. Të hetojë funksionimin e sistemit të alarmit dhe zbatimin ose moszbatimin e detyrave të lëna nga KLSH në vitin 2014. Të hetojë të gjitha CV e militantëve të mundshëm partiak të marrë në punë gjatë viteve të “Rilindjes”, të cilët në shumë raste në institucione të tjera provohen se kanë qenë kontigjente malavite dhe që për të vjedhur dhe mbuluar vjedhjet e tyre janë të gatshëm të djegin të gjithë Bibliotekën”, shkruante Berisha.

Artikulli paraprakRevoltë në rrjetet sociale për emërimin e Xhafës
Artikulli tjetërKomuniteti i artistëve në çadrën e lirisë: Rama ik!