Zhduket pa lënë gjurmë një i ri

Një 28-vjeçar nga Erseka rezulton i humbur, ndërsa familjarët nuk kanë asnjë kontakt nga ai që prej 19 ditësh.

Sherif Mukaj banonte në fshatin Starje të bashkisë Kolonjë dhe raportohet se është parë për herë të fundit në datën 1 Nëntor. Sipas familjarëve të cilët jetojnë prej vitesh në SHBA , djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar  drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre.

Ata thonë se rastin e kanë denoncuar në polici, ndërsa deri më këto momente nuk kanë asnjë informacion për vendodhjen e djalit të tyre.

Ndërkohë, policia ka në dorë sendet personale dhe telefonin e djalit që i kishte lënë në makinën e parkuar pranë banesës, ndërsa ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve. Sakaq, këta të fundit nuk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qenë në konflikt me njeri.

 

Artikulli paraprakMundësi e artë nga SIGAL UNIQA/ Tani mund ta paguash me këste Sigurimin e Shtëpisë
Artikulli tjetërTjetër skandal seksual në zyrat e shtetit! Zyrtari i policisë shfrytëzon një vajzë 13 vjeçe