Zgjedhjet në UT/ Koni kallëzon 5 pedagogët e shkarkuar dhe administratorin

Pak ditë pasi i shkarkoi, rektori i UT-së, Mynyr Koni ka ngritur padi ndaj pedagogeve Majlinda Keta, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishti.

Ato kishin vazhduar punën për procesin zgjedhor në Universitete, në kundërshtim me aktin normativ përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Koni ka kallëzuar dhe administratorin Skerdi Dafa, pasi sipas tij nuk ka marrë asnjë masë administrative ndaj personave të sipërpërmendur pas shkeljes së urdhrit të Ministrisë së Arsimit.

Koni thotë se pedagogët e shkarkuar rreth një javë më parë, pas zgjidhjes së kontratës kanë vazhduar veprimtarinë e tyre të paligjshme duke nxjerrë akte dhe vendime në kundërshtim me ligjin.

Vendimi për shkarkimet erdhi në prag të zgjedhjeve për rektor dhe anëtarë të senatit në universitete, të cilat u shtynë prej pandemisë së koronavirusit.

Artikulli paraprakFauci: Numri i viktimave me Covid-19 është më e lartë sa ajo e raportuar, pritet përkeqësim në vjeshtë
Artikulli tjetërMashtruesit dhe oportunistët që përpiqen të përfitojnë nga koronavirusi