Zgjedhjet në PS, goditet zyrtari i “Rilindjes” (Foto)

Një zyrtar i PS në Peqin është dhunuar me mjete të forta nga tre persona, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë zgjedhjeve për kreun e PS në Peqin. I plagosur mbeti Bilal Hasa, kreu i njësisë administrative Gjocaj.

Hasa është qëlluar me shkelma dhe sende të forta nga disa persona, të cilët dyshoheshin se njiheshin më herët mes tyre, por janë edhe kushërinj me kryetarin e zgjedhur Madrid Sula.

Gjatë zgjedhjeve për kreun e PS në Peqin, i pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Taulant Balla. Hasa dyshohet se është konfliktuar pasi kundërshtonte mënyrën e zgjedhjeve.

NJOFTIMI

Goditën me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shpallen në kërkim 4 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë se disa persona kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngarjes.

Shtetasit që kishin goditur administratorin e Njësisë Administrative, sapo kanë parë Policinë janë larguar menjëherë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë shpalljen në kërkim të shtetaseve E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi N. M., 61 vjeç, banues në Peqin.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në qytetin e Peqinit, për shkak të detyrës, kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shtetasin B. H., 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

gjocaj

RAMA KRYESI PS GRUPI

Artikulli paraprakVeliaj, 273 milion lekë nga taksat tona vetëm për udhëtime jashtë shtetit, Zhupa publikon dokumentat
Artikulli tjetërBasha: Me çdo mjet e formë demokratike për zgjedhje të lira dhe të parakohshme